Nga stresi, te meditimet dhe frymëzimi: Aplikacionet më të mira për të mbajtur trurin aktiv

Life style

Nga stresi, te meditimet dhe frymëzimi: Aplikacionet më të mira për të mbajtur trurin aktiv

Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse jeni duke pasur probleme me rutinën e punës nga shtëpia ose ndiheni të mbingarkuar nga stresi i përditshëm, të mbash mendjen aktive mund t'ju ndihmojë të jeni më të qetë. Qëndrimi mendërisht aktiv mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për stres me kalimin e kohës.

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, mbajtja e trurit aktiv është bërë më e rëndësishme se kurrë. "Qëndrimi i zënë na ndihmon të përqendrohemi ‘këtu’ dhe ‘tani’ dhe na largon nga shqetësimet tona," tha për Healthline Dr. Divyansu Patel, një specialist i psikiatrisë.

Aplikacionet, të cilat mund të variojnë nga zgjidhjet e puzzle-ave deri te mësimi i gjuhëve të reja, mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e përditshme. Sam Nabil, terapist në Naya Clinics, thotë se disa studime theksojnë se praktika e të mësuarit të një gjuhe të re kontribuon në plasticitetin konjitiv dhe përmirëson aftësinë e trurit për të përthithur informacione të reja.

Më e mira në përgjithësi: Lumosity

Më e mira për opsione falas: Duolingo

Më e mira për reduktimin e ankthit: Calm

Më e mira për forcimin e aftësive njohëse: PsychologyCompass

Më e mira për meditimet: Headspace

Më e mira për reduktimin e stresit: Ten Percent Happier

Më e mira për vetëdije: Insight Timer

Më e mira për frymëzim: TED

Më e mira për produktivitetin: Forest

Më e mira për lidhje: Words With Friends

Më e mira për puzzle-it: Chess – Play and Learn

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat