Që lëkura të mos ndjejë pasojat e të ftohtit: Për këtë maskë ju duhen vetëm 5 minuta

Life style

Që lëkura të mos ndjejë pasojat e të ftohtit: Për këtë maskë ju duhen vetëm 5 minuta

Më: 24 janar 2022 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Ndërkohë që ngroheni dhe përpiqeni të gjeni çfarëdo lloj mënyre për ta shmangur të ftohtin, kujtohuni pak për lëkurën. A jeni kujdesur mjaftueshëm gjatë këtyre ditëve të ftohta? Nëse jo, aplikojeni tani maskën më poshtë. Bëhet me shumë pak përbërës që me siguri i keni në shtëpi dhe s'kërkon më shumë se 5 minuta nga koha juaj.

Përbërësit: 

Lëngu i një portokalli

3 luge çaji kos

2 luge çaji mjalt

Pak lëkurë portokalli

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin derisa të krijohet një masë homogjene. Lajeni fytyrën me ujë më parë dhe thajeni për ta bërë kështu gati për maskën e përgatitur. Kujdes zonën rreth syve, pasi duket ta shmangni gjatë aplikimit. Mbajeni për 20-25 minuta dhe pastaj shplajeni me ujë të vakët. 

Maska rekomandohet të përdoret dy herë në javë dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës sidomos gjatë ditëve të ftohta kur më shumë se kurrë kemi nevojë për elasticitet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat