Si po ndikon moti ekstrem te shtimi i ankthit

Life style

Si po ndikon moti ekstrem te shtimi i ankthit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Ekziston një lidhje e provuar midis ngjarjeve të motit që kanë lidhje me klimën dhe shtimit të ankthit, sipas një studimi të ri.

Ndërkohë që ka tashmë studime të cilat tregojnë se si ndryshimi i klimës është një shkak i zakonshëm i ankthit tek njerëzit, Aleanca e Shëndetit Mendor dhe Ndryshimeve Klimatike (MHCCA) ka shqyrtuar rritjen e ankthit të shkaktuar nga një ngjarje specifike e motit.

Shkencëtarët studiuan një grup prej mbi 850 personash në British Columbia, Kanada, para dhe pas valës masive të të nxehtit që goditi vendin në verën e vitit 2021.

Vala kanadeze e të nxehtit, e quajtur “kupola e nxehtësisë”, goditi SHBA-në dhe Kanadanë midis 25 qershorit dhe 1 korrikut të vitit të kaluar, ku temperaturat në Kanada arritën një rekord prej 49.6°C. Përpara kësaj, temperaturat nuk kishin qenë kurrë më të larta se 45°C. Vetëm në British Columbia, kjo rritje çoi në 750 vdekje më tepër.

Shumë njerëzve iu desh të punonin dhe të flinin në qendra ftohjeje si ndërtesa me ajër të kondicionuar dhe stadiume, pasi infrastruktura e banimit nuk mund të përballonte nxehtësinë ekstreme.

Studiuesit e MHCCA u bënë një sërë pyetjesh 850 njerëzve, për situatën para dhe pas kupolës së nxehtësisë për të parë se si përjetimi i ndryshimeve klimatike kishte ndryshuar perspektivat e tyre.

Pas studimit, rreth 40% e njerëzve thanë se ishin "shumë më të shqetësuar për ndryshimin e klimës" dhe 18% thanë se ishin "disi më të shqetësuar për ndryshimin e klimës".

Tashmë është më e kuptueshme efekti që ka ndryshimi i klimës në shëndetin mendor të njerëzve, diçka që po njihet si "ankth klimatik". Një studim historik vitin e kaluar zbuloi se 75% e të rinjve në 10 vende besonin se "e ardhmja është e frikshme" dhe 59% thanë se ishin "shumë" ose "jashtëzakonisht" të shqetësuar për ndryshimin e klimës.

Por ky studim i ri nga MHCCA ka treguar se sa shumë ngjarje të motit të shkaktuara nga klima ekstreme mund të ndikojnë te ankthi. Hulumtimi zbulon se ankthi i klimës ka të ngjarë të rritet pasi njerëzit të përjetojnë mot jo të zakontë për rajonin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat