Shokon 27-vjeçarja: Bëj seks të nxehtë me tre kolegë të mi, ja si e tradhtoi të dashurin qe 5 vite

Life style

Shokon 27-vjeçarja: Bëj seks të nxehtë me tre kolegë të mi, ja si e tradhtoi të dashurin qe 5 vite

Nga: Bota sot Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një femër 27-vjeçare ka rrëfyer për "The Sun" se e tradhton të dashurin e saj me tre kolegë të saj.

Ajo ka thënë se këtë nuk e bën për shkak të seksit, por duket se kjo lidhet me një problem të saj që lidhet me polimorinë, dëshirën seksuale për marrëdhënie me më shumë se një person, në të njëjtën kohë, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj i plotë:

E dashur psikologe:

Unë jam duke pasur seks me tre burra që i kam njohur nga puna, edhe pse kam një të dashur që më do.

Shoqja ime mendon se kam poliamori - një dëshirë për marrëdhënie të hapura seksuale me më shumë se një person. Por e di që nuk do të isha e lumtur nëse i dashuri im do të ishte poliamoroz. Jam në një rrëmujë të vërtetë.

Unë jam 27-vjeçare dhe i dashuri im është 29. Ne jemi bashkë qe tetë vjet dhe ai është një djalë i mirë, por unë e kam tradhtuar atë gjatë pesë viteve të fundit.

Numri i burrave me të cilët kam fjetur është dyshifror tani. Me disa kam bërë seks nga një herë e me disa afera ka zgjatur me vite. Unë nuk jam e varur nga seksi, ka të bëjë më shumë me vëmendjen dhe vërtetimin se jam seksi dhe e kërkuar.

Disa nga këta djem janë gjithashtu miq, dhe një ose dy e dinë të vërtetën për mua dhe atë që po bëj. Jam përpjekur që të dal vetëm me një person, pos të dashurit tim, por e gjej veten duke flirtuar me të gjithë.

Unë jam në një transferim pune tre mujor dhe janë tre burra që po i takoj për seks në një mënyrë apo tjetër.

Dy nga djemtë punojnë në departamentin tim dhe tjetri vjen në zyrë një herë në javë.

Unë jam shumë e kujdesshme për IST-të dhe sigurohem që ata të përdorin mbrojtje.

Janë të gjithë të bukur dhe i takoj pas punës për një pije, pastaj kthehemi në shtëpinë e tyre për seks. Unë bëj seks veçanërisht të mrekullueshëm me djalin që vjen në zyrë një herë në javë.

Ai është 32-vjeçar dhe i martuar, por nuk më intereson. Ai është një dashnor pasionant dhe di si të më bëj të ndihem mirë.

Kohët e fundit, i dashuri im gjeti disa mesazhe në telefonin tim, por unë arrita ta bindja se ishin si shaka.
Kohët e fundit kam filluar të mendoj se ku po shkon jeta ime. Nuk jam e sigurt se i dashuri im është ai, me të cilin duhet të jem.

Nuk jam e sigurt pse tradhtoj. E di që ai nuk do ta pranonte nëse do ta dinte se çfarë po bëj.

Një herë fola me një terapist, i cili mendoi se mund të jetë për shkak të çështjeve familjare, por unë kam nevojë për ndihmë për të ditur se si ta ndaloj këtë dhe të zgjidh problemin me veten.

Përgjigjja e psikologes:

Shanset janë që prindërit tuaj nuk kanë pasur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të dashur.

Kjo ju ka lënë juve me vetëvlerësim të ulët dhe ju dëshironi pafundësisht të ndiheni e kërkuar, e nevojshme dhe e dëshiruar – kështu që është e vështirë për të dashurin tuaj që ta plotësojë këtë nevojë kronike.

Ju keni nevojë për ndihmë të vazhdueshme terapeutike për të kuptuar se çfarë ju shtyn, dhe kjo duhet të mbështetet nga vullneti për të bërë ndryshime.

Nëse nuk jeni e sigurt nëse i dashuri juaj është partneri i duhur për ju, kërkojini atij që të ketë këshillim me ju në mënyrë që të vendosni në një mënyrë ose në tjetrën.

Fletëpalosje ime elektronike "Nuk mund të jem besnik?" do të ndihmojë gjithashtu. Ky është një model vetëshkatërrues që duhet ta thyeni, edhe nëse përfundoni lidhjen me të dashurin tuaj dhe kërkoni një marrëdhënie të re.

Në përvojën time, ata që pretendojnë se janë poliamorë zakonisht kanë një sfond si i juaji. Ai rrjedh nga dëmtimi emocional dhe nuk është në të vërtetë një zgjedhje e bërë nga vullneti i lirë./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat