Heshtja është shpesh shenjë e reflektimit për veten dhe e vlerësimit të vetes…

Life style

Heshtja është shpesh shenjë e reflektimit për veten dhe e vlerësimit të vetes…

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Ndoshta vjen si pasojë e moshës. Ose e lodhjes, nuk di ta ndaj mirë shkakun, por kam arritur në një pikë të jetës sime, kur nuk i kushtoj shumë rëndësi gjërave. I lejoj gjërat të ndodhin, i lejoj njerëzit të flasin. Nuk diskutoj më që të tjerët të kuptojnë emocionet, ndjenjat, frikërat, apo ndjesitë e mia. I lë të gjithëve bindjen përkatëse, se janë duke bërë gjënë e duhur, se mund të tallen me mua pa e kuptuar unë, se mund të bëjnë çfarë të duan. I lë gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe njerëzit të flasin çfarë të duan. Mbi të gjitha, kam mësuar edhe t’i lejoj njerëzit që nuk duan të qëndrojnë, të largohen prej jetës sime. Të mos flasësh nuk do të thotë se nuk ke parë, apo nuk ke dëgjuar gjë. Heshtja është shpesh shenjë e reflektimit për veten, e vlerësimit të vetes dhe e vendimit për të mos folur. Pra, është diçka që lidhet me mua dhe më takon mua.

Më duket e kotë të diskutoj me njerëzit për të më kuptuar, thjesht i dëgjoj dhe në ato momente, mendjen nuk e mbaj fare tek çfarë më thonë. Mendoj për çfarë më pret përgjatë rutinës sime. As nuk i mendoj personat që  flasin prapa krahëve për mua. Ato fjalë sigurisht nuk tregojnë asgjë për mua, për aq kohë sa nuk kanë guximin për të m’i thënë gjërat hapur.

Ndërsa për njerëzit që duan të largohen prej meje, sigurisht ua lë derën të hapur. Nuk kam pse mbaj asnjë person me detyrim në jetën time. Nëse duan të mos më flasin, dera është e hapur. Mund të dalin nga jeta ime pa problem. Jeta rrjedh në mënyrë të tillë që për çdo person që largohet prej nesh, një person tjetër do të njohim në jetën tonë.

E rëndësishme është të mos e lodhim trurin me fjalë, apo mendime për persona që nuk ia vlejnë. Duhet t’i japim vetes rëndësinë e duhur dhe të mos shpenzojmë energjitë tona për ngjarje apo njerëz që na i shterojnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat