Kur një grua 50-vjeçare bie në dashuri: Ja çfarë gabimi bën zakonisht!

Life style

Kur një grua 50-vjeçare bie në dashuri: Ja çfarë gabimi bën zakonisht!

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Ka një gabim që femrat e pjekura bëjnë në dashuri

Ju e dini atë thënien e vjetër: “Ajo ra në dashuri dhe u çmend…” Kjo është pikërisht ajo që ndodh.

Domethënë, kur një grua rreth të pesëdhjetave apo të gjashtëdhjetave bie në dashuri, kjo është një gjë e mirë, por pse ajo ndryshon personalitetin e saj atëherë?

Çfarë po ndodh me të? Pse befas fillon të “cicërojë”, të qeshë, të flirtojë?

Ka gra të moshuara që e zgjedhin vetminë dhe që nuk është vetmi. Ato kanë synime të tjera që secili prej nesh duhet t’i respektojë.

Vetmia është zgjedhje e saj. Megjithatë, ka shembuj të shpeshtë të grave të moshuara që “bien në dashuri” sërish pas dështimit të martesës së tyre.

Ato harrojnë sa vjeç janë. Shpesh e humbasin dinjitetin që u sjellin vitet. Sillen si të jenë fëmijë, flirtojnë, “humben” në lojën e dashurisë.

Një sjellje e tillë fëmijërore bëhet e neveritshme. Karakteri i saj bëhet komik.

Secila prej këtyre zonjave duhet të dijë një gjë: lumturinë në dashuri në moshë madhore e gjejnë vetëm ato gra që nuk e humbasin personalitetin e tyre. Ato nuk përpiqen të duken më të reja, nuk flasin me zë të hollë, nuk ndryshojnë në mënyrë drastike pamjen e tyre.

Kush pranon vitet e saj si shpërblim me dinjitet, kush e trajton veten me respekt – kështu do ta trajtojnë të tjerët.

Gratë e tilla e gjejnë dashurinë e re shumë më shpejt se ato gra që ndryshojnë befas, humbasin në kërkim të dashurisë. Sepse, kushti kryesor për lumturinë është përshtatja me veten, siç besonin skandinavët e vjetër.

Ju mund të zbukuroni pamjen tuaj, të rregulloheni, por mos ndryshoni. Mos harroni emrin tuaj, moshën tuaj, arritjet tuaja, tundimet tuaja – kjo është mënyra e vetme për të gjetur lumturinë personale. Dhe kur të gjeni lumturinë personale, dashuria do të vijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat