“Kujtohu se të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie”/ Motivimi i duhur për të nisur çdo ditë

Life style

“Kujtohu se të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie”/ Motivimi i duhur për të nisur çdo ditë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

“Shpirt i bukur, a je mirë? Është normale të mos jesh mirë ndonjëherë. Je kaq e zënë duke dhënë më të mirën tënde në punë, lidhje dhe në jetë. Je tepër e zënë duke u marrë me të tjerët, duke u kujdesur për më të mirën për ta, saqë ke harruar ta bësh të njëjtën gjë për veten tënde. Si ndihet aktualisht zemra dhe shpirti yt?

Ndonjëherë do të ndihesh edhe keq, të kuptoj plotësisht. Edhe unë kam kaluar në momente të tilla. Çdokush ka kaluar, pasi janë të pashmangshme. Ndihesh sikur asgjë nuk po shkon mirë. Ndjen se jeta dhe bota nuk duhet të ekzistojnë më. Mirëpo kur gjithçka shkon keq, bën mirë të kujtosh njëkohësisht se sa e fortë dhe me vullnet të fortë je. Ti ia ke dalë mbanë në kohëra edhe më të këqija, ndaj mos u mërzit. Do t’ia dalësh mbanë edhe këtë herë dhe do t’ia dalësh mbanë me sukses.

Kujtohu se të kërkosh ndihmë nuk është diçka e keqe, as shenjë dobësie. Kërko ndihmë, kur të duket sikur nuk po e përballon dot mirë gjithçka dhe dilja mbanë. Ti ke forcë, ti ke vullnet, ti ke gjithçka që të duhet dhe mund t’ia dalësh përballë çdo situate të vështirë.

Askush nuk është si ti. Ke kaluar nëpër prova shumë të vështira, por mos mendo se jeta jote është e përkufizuar nga ato, apo nga mendimet e të tjerëve për ty. Përkundrazi, ato prova të kanë shërbyer për të të forcuar dhe për të bërë kjo që je sot. Mundohu të kujdesesh pak më tepër për veten. Mjaft u shqetësove kaq shumë për të tjerët. Ah sikur gjithë kohën dhe vëmendjen që u kushton të tjerëve, t’ia kushtosh vetes tënde. Do e shohësh se sa nder do t’i bësh vetes tënde. Vetja jote do të të falenderojë pamasë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat