Pesë faza që të gjithë çiftet i kalojnë

Life style

Pesë faza që të gjithë çiftet i kalojnë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

FAZA 1: Tërheqja dhe romanca

Ky është fillimi kur ende vazhdon të njohësh dikë. Në këtë fazë, ju jeni tërhequr nga pamja e personit, mënyra se si vishet dhe mbahet. Çdo gjë duket e përsosur, është si një muaj mjalti dhe një fantazi, të gjithë tregojnë veten e tyre më të mirë. Megjithëse përshtypjet e para në këtë fazë mund të mos jenë të sakta, ato ndikojnë në drejtimin e marrëdhënies. Të dy përpiqeni të gërmoni pak më thellë për të gjetur interesat dhe vlerat e përbashkëta që mund të keni.

Kjo fazë zakonisht është një kohë zbavitëse dhe emocionuese kur zbuloni më shumë për njëri-tjetrin dhe bini në dashuri. Ju të dy përqendroheni te shikoni të mirën në njëri-tjetrin, duke shpërfillur të metat, duke shmangur konfliktin, kaloni shumë kohë së bashku dhe nuk mund të qëndroni larg. Është si një ilaç, je shumë i varur nga partneri/partnerja. Kjo fazë e parë mund të zgjasë diku nga disa muaj deri në rreth 2 vjet.

FAZA 2: Realiteti, apo faza e “luftës për pushtet”

Në këtë pikë, truri juaj ka ndaluar prodhimin e atyre kimikateve të shijshme të dashurisë. Ai ose zvarritet gradualisht kur filloni të vëreni të metat e partnerit tuaj dhe të gjitha dallimet tuaja ose zgjoheni një mëngjes me një “hangover dashurie”, duke pyetur veten se si kam ardhur deri këtu?

Kjo fazë shpesh ju godet me realitetin se si ju të dy jeni të papërputhshëm, vëreni të metat e partnerit tuaj ose sjelljet që thjesht nuk ju pëlqejnë. Partneri juaj nuk duket aq i mirë sa ai ose ajo ishte në fazën e parë. Ju pyesni veten nëse jeni ende në dashuri, marrëdhënia nuk duket si fantazia që dikur ishte, dhe këtu shumica e marrëdhënieve marrin fund, sepse njëri ose të dy ju vendosni se ishte një gabim.

Por nëse mund të pranoni të metat e njëri-tjetrit, mund të përparoni në fazën e ardhshme.

FAZA 3: Zhgënjimi

Këtu, realiteti që filloi në fazën e dytë nis të ndjehet si një zhgënjim. Ju filloni të pyesni nëse keni bërë zgjedhjen e duhur për të qëndruar së bashku. Jeni të zemëruar me njëri-tjetrin dhe debatoni gjatë gjithë kohës. Një pjesë e zemërimit mund të vijë prej gjërave të parëndësishme, siç janë dallimet e vogla mes jush. Mesatarisht çiftet në këtë fazë shpenzojnë rreth një vit duke punuar mbi dallimet e tyre në një përpjekje për të arritur në një farë stabiliteti.

Nëse jeni në gjendje të komunikoni në mënyra të shëndetshme dhe të angazhoheni që të punoni së bashku, do të shihni përparim pozitiv dhe do të keni mundësi të shkoni në fazën tjetër. Por pa komunikim të fortë, besim dhe aftësi për të punuar si ekip, çiftet nuk kanë gjasa të kalojnë këtë fazë. Ndonjëherë, nëse jeni i martuar tashmë në këtë fazë, ju mund të mbeteni të mbërthyer këtu për vite me rradhë.

FAZA 4: Stabiliteti

Kjo fazë është si një lloj pushimi pas ujërave të trazuara të zhgënjimit në fazën 3, tashmë çifti ka një histori së bashku. Kanë kapërcyer dhe përballuar stuhinë, e dinë se mund të zgjidhin diferencat që kanë pa e “vrarë njëri tjetrin”.

Në fazën e Stabilitetit, ju keni pranuar faktin se kurrë nuk do të keni sukses në ndryshimin e partnerit tuaj dhe ju keni hequr dorë nga përpjekja për këtë. Ju jeni në rregull me partnerin, që është i ndryshëm nga ju. Është bërë e qartë se ju keni dallime dhe ndonjëherë grindeni, por ju e doni njëri-tjetrin dhe keni besim se mund të punoni me çdo konflikt të ardhshëm. Ju të dy keni vendosur kufij të qartë dhe keni mësuar respektin e ndërsjelltë. Nëse nuk keni arritur deri këtu, atëherë modelet e dëmshme të luftës suaj të energjive do të vazhdojnë të përsëriten.

Çiftet ndonjëherë, mërziten në këtë fazë, ndjejnë se ndjekja ka marrë fund, u mungojnë ndjenjat në fazën e parë dhe mund të kërkojnë një lloj eksitimi me dikë tjetër, duke shkaktuar ndarje. Por nëse keni sukses në këtë fazë, e cila mund të bëhet duke ndezur marrëdhënien tuaj dhe gjetjen e mënyrave të reja për ta mbajtur shkëndijën të gjallë, ju përparoni në fazën përfundimtare.

FAZA 5: Angazhim dhe lidhje e fortë

Faza e angazhimit nuk ka të bëjë fare me martesën, këtu, ju tërësisht i dorëzoheni realitetit që ju dhe partneri juaj jeni njerëzorë dhe se marrëdhënia juaj ka mangësi. Në këtë fazë, çiftet kanë një kuptim të mirë të vlerave, mënyrës së jetesës dhe qëllimeve të partnerit të tyre për të ardhmen. Jeni plotësisht të integruar në njëri-tjetrin, keni biseda të hapura dhe të ndershme rreth fëmijëve, financave, mënyrave të jetesës, karrierës dhe gjithçka tjetër .

Ju e dini se si të trajtoni dallimet tuaja, ju keni përparuar nëpër të gjitha fazat e tjera dhe tani jeni një ekip. Është një fazë dashurie e pjekur dhe e qëndrueshme që mund të zgjasë përgjithmonë, sepse ju keni zgjedhur të jeni me partnerin tuaj, pavarësisht të metave dhe të gjitha gjërave të tjera. Ju nuk e humbisni skenën e romancës dhe keni një vizion për të ardhmen tuaj së bashku si një çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat