Si të bëni SPA në shtëpi, 5 hapa që mund të ndiqni me partnerin për një mbrëmje romantike

Life style

Si të bëni SPA në shtëpi, 5 hapa që mund të ndiqni me partnerin për një mbrëmje romantike

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Ndoshta nuk ka ardhur akoma 14 shkurti, por dashuria nuk ka një datë të caktuar apo jo? Në vend që të planifikoni një natë romantike me personin tuaj të zemrës për Shën Valentin, keni plot arsye për të festuar brenda në shtëpi dhe për të shmangur temperaturat e ftohta.

Caktoni një natë të veçantë për të përkëdhelur veten dhe partnerin tuaj dhe bëni SPA Brenda në shtëpi. Ja gjithçka që duhet të bëni:

1. Krijoni humorin dhe dëshirën për ta bërë këtë gjë. Një natë romantike në SPA do të ishte e paplotësuar pa aromën e përsosur aromatike në ajër. Zgjidhni qirinjtë apo temjanin tuaj të preferuar aromatic dhe filloni mbrëmjen me humor të mirë. Mund të fikni celularët dhe ta jetoni më mirë këtë moment. Asgjë nuk do të ishte më e bezdisshme se sa telefoni që ju bie vazhdimisht apo nëna juaj që ju telefonon për t’ju dëgjuar zërin, në një moment kaq romantik për ju.

2. Bëjini njëri-tjetrit pak masazh. Blini vajra aromatikë ose locione trupi dhe praktikoni masazhin reklaksues tek njëri tjetri, jo më pak se pesëmbëdhjetë minuta. Jo vetëm që lëkura juaj do të ndihet më e hidratuar pas kësaj dhe do të mbajë erë më të mirë, por edhe mendërisht do të jeni më të qetë.

3. Bëni maska për fytyrën. Nëse partneri juaj ka rënë tashmë dakord për një natë sin ë SPA, me shumë mundësi do të jetë i gatshëm që të provojë një maskë për fytyrën. Provoni një maskë dy minutëshe, në mënyrë që pastaj të keni kohë edhe për ndonjë film romantic.

4.Bëni dush së bashku. Qëndroni bashkë në dush, duke bërë avull dhe shkumë. Në vend që të qëndroni ndoshta vetëm në vaskë, provoni t’i lani flokët njëri-tjetrit me shampoo me erë të mirë, duke i bërë masazh në kokë.

5. Konsumoni ushqime të mira për lëkurën dhe trupin. Të hash çokollata në një mbrëmje romantike është shumë klishe. Jepini një tjetër standard takimit tuaj, duke zgjedhur ushqime të shëndetshme që kombinohen në mënyrë të përkryer me këtë mbrëmje me temë bukurie. Mund të provoni psh një sallatë frutash të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat