Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Life style

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Një gur i lindjes është një gur i çmuar që përfaqëson periudhën e lindjes së një personi që zakonisht është muaji ose shenja e horoskopit. Gurët e lindjes shpesh mbahen si bizhuteri. Megjithatë kini parasysh që për shkak të interpretimeve të ndryshme, gurët përkatës për secilin muaj mund të ndryshojnë, ndaj nuk keni pse kufizoheni; mund të mbani çdo gur që mendoni se përcjell energjinë që dëshironi.

Janar – garnet: lidhet me vitalitetin, dashurinë dhe dritën.

Shkurt – amethyst: lidhet me spiritualitetin, qartësinë mendore dhe shërimin.

Mars – aquamarine: lidhet me lumturinë martesore dhe intelektin superior.

Prill – diamant: lidhet me forcën dhe dashurinë e përjetshme.

Maj – smerald: lidhet me inteligjencën e shtuar, objektivitetin dhe shërimin.

Qershor – perlat: lidhen me ndershmërinë, pastërtinë, mençurinë dhe fuqinë.

Korrik – rubin: lidhet me forcën, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e zemërimit.

Gusht – peridot: lidhet me largimin e shpirtrave të këqij.

Shtator – safir: lidhet me mbrojtjen ndaj dëmtimit fizik dhe mendor, mbrojtjen nga qëllimet e këqija si zilia.

Tetor – opal: lidhet me dritën dhe magjinë.

Nëntor – citrin: lidhet me shërimin, lumturinë dhe sjell lehtësim për stresin dhe dhimbje të tjera fizike.

Dhjetor – topaz blu: lidhet me pasurinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat