“Ndihmo vetëm atë që të kërkon ndihmë”

Life style

“Ndihmo vetëm atë që të kërkon ndihmë”

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Duhet të ndihmosh gjithmonë vetëm atë që të kërkon ndihmë. Mos u ngatërro asnjëherë në dhimbjen e dikujt tjetër. Njerëzit duhet të lodhen me veten, të kërkojnë ndihmë nëse nuk po ia dalin me çfarë u ka rënë për pjesë. Ti mos bëj supozime dhe mos merr përsipër t’i ndihmosh të gjithë. Nuk ke për t’ia dalëmbanë. Është e mundur tëndihmosh ata që janë të gatshëm të pranojnë ndihmë. 

Ne vuajmë si popull për ta shprehur barrën që mbajmë mbi supe. Shumica preferojnë t’i mbajnë gjërat përbrenda dhe të mundohen ta zgjidhin gjithçka vetë. Sigurisht duhet të mundohesh vetë sadopak, pasi dhimbja dhe stërmundimi të bëjnë më të fortë.  Mirëpo vjen një moment, kur e kupton se nuk ia del dot dhe duhet të kërkosh mbështetjen e atyre që mendon se të duan të mirën.

Mos rri në heshtje. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë tëmundon, apo se nuk po ia del dot i vetëm dhe të ofrojë ndihmën e vet. Ndonjëherë duhet të ndihesh, tëshprehesh. Gjërat mund të përballohen shumë më lehtë, nëse ndahen me të tjerët. 

Ka raste kur e sheh se dikush po lodhet, se një fatkeqësi i ka rënë për pjesë për ta kaluar, por nëse ai person nuk flet se çfarë e shqetëson, apo se çfarë i nevojitet, nuk ke se si të ndërhysh. Njerëzit duhet tëjenë më të hapur. Duhet të mësojnë të shprehen dhe duke mos ndërhyrë, duke u mos u ofruar ndihmë, ti i nxit që ta bëjnë një gjëtë tillë. Pra, ti i nxit të flasin hapur dhe të kërkojnë ndihmë, sepse kështu duhet tëfunksionojë. Njerëzit duhet tëshprehen për çfarë i mundon, në mënyrë që t’u jepet ndihma që mundemi t’u japim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat