Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat

Life style

Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Kur partneri juaj shfaqet papritur në derë me një buqetë lulesh që mezi i duket koka, a pyesni veten se çfarë do të thotë kjo?

Nëse edhe ju jeni ndër ato femra, që në vend të butësisë zgjon dyshim, nuk jeni e vetmja…

Një studim i ri ka treguar se kur një burrë bëhet “shumë i mirë”, një grua zakonisht dyshon fillimisht se ai dëshiron të fshehë diçka.

Psikologët kanë përcaktuar se dy të tretat e grave priren të dyshojnë se partneri i tyre është i pabesë, nëse ai befas fillon të kryejë truke të reja në shtrat, kurse një e treta e të anketuarave mendojnë kështu kur një burrë u jep bizhuteri ose të brendshme seksi, ose ua sjell kafjallin në shtrat.

Sjellja e dyshimtë përfshin edhe një përpjekje të një burri për të marrë pjesë në punët e shtëpisë.

Nga ana tjetër, nëse një grua befas bëhet më e kujdesshme, meshkujt fillimisht nuk do të mendojnë se e dashura e tyre po fsheh diçka, por thjesht do ta shijojnë atë. Alarmi i tyre bie nëse gjysma e tyre më e mirë befas fillon të vishet, blen të brendshme seksi dhe nuk i kushton më vëmendje.

Megjithatë, vetëm një e pesta e femrave, kur vërejnë ndryshime në sjelljen e partnerit, dyshojnë se kjo është një aferë e rëndë. Shumica mendojnë se i dashuri i tyre dëshiron të mbulojë disa mëkate të vogla, të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat