Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

Life style

Si është e mundur që marrëdhëniet seksuale të jenë të dhimbshme?

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Mund të bëhet fjalë për vaginizëm ose dispareuni. Duke përjashtuar çështjet organike, sidomos në vaginizëm mund të ndihmojë diskutimi me një psikoterapist, të shoqëruar me terapi qetësuese.

Në rastin e parë dhimbja gjatë marrëdhënieve shkaktohet nga një spazmë të pavullnetshme të muskulaturës vaginale që bën të pamundur penetrimin.

Çështja shumë shpesh është psikologjike dhe mund të jetë e lidhur me nervat, konflikte, frika në përballje seksuale.

Në rastin e dytë, sigurisht më i shpeshtë, dhimbjet janë si pasojë e infeksioneve sipërfaqësore ose të thella në moment ose gjatë kontaktit. Motivi është organik: mitra është në pozicion jo të përshtatshëm.

Situata tjetër kur marrëdhënia mund të përjetohet me dhimbje është menopauza, kushtet fiziologjike, ku mungesa hormonale reflektohet në mukozat gjenitale duke e bërë atë më pak elastike.

Duke përjashtuar çështjet organike, sidomos në vaginizëm mund të ndihmojë diskutimi me një psikoterapist, të shoqëruar me terapi qetësuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat