Çdokush duhet ta kontrollojë veten dhe çfarë shpreh, në rrjetet sociale ose në takimet përballë

Life style

Çdokush duhet ta kontrollojë veten dhe çfarë shpreh, në rrjetet sociale ose në takimet përballë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

“Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janërritur”. Unënuk jam mirë prej tre muajsh. Kam të dëmtuar një nerv dhe jam duke marrë mjekim me ilaçe. Në një fundjavë qëkalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”. Fillimisht u ndjeva keq, mëpas fillova të mendohesha nëse ia vlente tëmërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ. 

Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm femrave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve. Do ta pranoja nëse do të vinin në diskutim punën time, nëse do të më thoshin: “Ti si aktore apo si regjizore nuk mëpëlqen”. Por komentet lidhur me moshën, apo me aspektin fizik, janë realisht bullizëm. Unë ndihem krenare për rrudhat e mia, jetoj e lumtur për moshën që kam dhe për faktin që e ndiej veten tërealizuar e të lumtur. Edhe pse jam një femër e fortë, përsëri këto fyerje më lëndojnë dhe më bëjnë tëreagoj keq. Çdokush duhet ta kontrollojëveten dhe çfarë shpreh në rrjetet sociale ose në takimet përballë”. – Mara Venier

Është absolutisht e vërtet që çdokush nga ne e tepron me komentet për të tjerët, duke harruar se sa shumëe lëndojnë fjalët dikë, sidomos kur bëhet fjalë për aspektin fizik. Çdokush shqetësohet për mënyrën se si duket. Çdokush dëshiron të duket bukur dhe nëse diçka nuk shkon, mos mendoni se nuk e ka vënë re. Thjesht nuk ka pasur mundësi ta ndryshojë. Nuk e kemi në dorë plakjen, rrudhat apo thinjat që na shfaqen. Ama nuk kemi pse t’ia vëmë në dukje këto detaje dikujt që i ka vënë re edhe vetë. Duke ia vënënë dukje me komentet tona negative, e lëndojmë dyfish. Dhe për ta mbyllur këtë material, dua të këtu njëthënie të Gemma Troy: “Mbaj nëmendje që fjalët e tua mund të mbjellin kopshte, ose të djegin pyje tëtëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat