Fëmija i parë, i dytë apo i tretë? Ja me kë duhet të martoheni bazuar te radha e lindjes

Life style

Fëmija i parë, i dytë apo i tretë? Ja me kë duhet të martoheni bazuar te radha e lindjes

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Të gjesh partnerin e duhur mund të jetë sfidë më vete

Psikologët, si për të na i bërë gjërat më të vështira, kanë zbuluar se radha sipas të cilës kemi lindur ka rëndësi kur zgjedhim personin e zemrës

Nëse jeni fëmija i madh:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i vogël
Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i madh

Sipas një studimi të zhvilluar në 3000 familje, gjasat janë shumë të mëdha që martesa juaj të jetë e suksesshme nëse ti je fëmija i parë në familjen tënde që martohet me fëmijën e vogël të familjes tjetër. Kjo sepse “të kundërtat tërhiqen”. I pari i mëson të fundit gjërat e vogla që lidhen me mënyrën e organizimit, ndërsa fëmija i fundit ndihmon për të qetësuar atmosferën dhe kujton partnerin të mos marrë gjërat aq seriozisht.

Kombinimi më i mirë i mundshëm është gruaja si fëmija më i madh dhe burri i vogli, pasi nevojat e tyre janë në harmoni me njëra tjetrën. Fëmija i parë me një tjetër fëmijë të parë do të “përplaseshin” sepse janë të dy perfeksionistë dhe duan t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre.

Nëse jeni fëmija i mesit:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i vogël
Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i mesit

Fëmijët e mesit nuk komunikojnë shumë mirë dhe kjo cilësi e tyre përkeqësohet dyfish nëse do të lidheshin me një tjetër fëmijë të mesit. Ata nuk përballen me njëri-tjetrin për të diskutuar rreth ndjenjave, sepse mendojnë që nuk ia vlen tensioni dhe në këtë mënyrë akumulojnë ndjesitë e tyre. Fëmijët e mesit janë të aftë të ndërtojnë një martesë të gjatë, sepse rriten duke mësuar si të bëjnë kompromis dhe të negociojnë me vëllezërit dhe motrat e tyre.

Kombinimi më i mirë i fëmijëve të mesit është me fëmijët e vegjël, pasi këta të fundit janë më të shoqërueshëm dhe të komunikueshëm. Fëmijët e mesit nuk ndihen të kërcënuar nga vëllezërit apo motrat më të vegjël, prandaj dhe komunikimi në çift i këtij kombinimi do të ishte më i mirë.

Nëse jeni fëmija i vogël:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i madh
Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i vogël

Dy të vegjlit në një marrëdhënie janë kaotikë. Fëmijët e vegjël kanë tendencën të hyjnë në telashe financiare në një martesë dhe imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse në një marrëdhënie të dy shpenzojnë shumë. Fëmijët e vegjël gjithashtu kanë tendencën t’ia hedhin fajin tjetrit, prandaj nuk do të ishte e shëndetshme në një raport nëse të dy personat fajësojnë njëri-tjetrin për gjithçka.

Partneri ideal për një fëmijë të vogël, do të ishte fëmija i madh. Kaq e thjeshtë është, të gjithë plotësojnë boshllëqet e njëri tjetrit, citon Anabel.

Megjithatë, ju e dini që dashuria është më shumë se radha e lindjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat