Fabrika më e vjetër e çokollatës në Nju Jork rrit prodhimin për Shën Valentin

Life style

Fabrika më e vjetër e çokollatës në Nju Jork rrit prodhimin për Shën Valentin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Në hapësirën e prodhimit prej 9 mijë metrash katrorë të “Li-Lac Chocolates” në Nju Jorku u prodhuan shumë çokollata në forma zemrash, për Ditën e të Dashuruarve.

Me rastin e kësaj dite, fabrika rriti sasinë e prodhimit, duke e konsideruar këtë si një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.

Vetëm tre ditë para festës së Ditës së Shën Valentinit, punonjësit e fabrikës ishin të zënë duke dekoruar zemrat me çokollatë.

Ata gjithashtu vendosën çokollatat në kuti të kuqe dhe ari për shitje në internet dhe në gjashtë pikat e shitjes me pakicë të kompanisë, shkruan Reuters.

Anwar Khoder, mjeshtri i çokollatës dhe menaxheri i prodhimit të fabrikës ka folur në lidhje me punën e bërë.

“Kam bërë rreth 18 orë në ditë për të vazhduar me kërkesat”, u shpreh ai.

Përkundër disa sfidave për furnizimin e lëndëve të para të caktuara, shtëpia e çokollatës është optimiste për perspektivën e shitjeve të saj këtë festë.

Kompania ndërtoi biznesin e saj në internet gjatë pandemisë COVID-19, por tha se shitjet e dyqaneve kanë filluar të rriten përsëri, pasi turistët dhe punonjësit e zyrave fillojnë të kthehen në Manhattan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat