Tre veçori që ju bëjnë tërheqës

Life style

Tre veçori që ju bëjnë tërheqës

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Çdo person është tërheqës në mënyrën e vet unike. Arti i sharmit mund të bazohet në elementin romantik dhe erotik, por shtrihet në shumë më tepër se të dyja. Shkrimtari Albert Camus dikur shkroi se sharmi është një mënyrë për t’iu përgjigjur po pa bërë një pyetje të qartë.

Por sa prej nesh e arrijnë këtë? Sigurisht që pamja është diçka që të gjithë e vënë re fillimisht, por sharmi bazohet në elementë të tillë si personaliteti dhe sjellja. Këto janë karakteristikat që mund t’ju bëjnë të “fitoni” të tjerët, qoftë në vendin e punës, qoftë në jetën tuaj të dashurisë, qoftë kur krijoni miqësi të reja. Me fjalë të tjera, aftësia e tij për të magjepsur të tjerët buron nga çdo moment i përditshmërisë, nga më sipërfaqësori deri tek ai më thelbësor.

Hulumtimet psikologjike kanë dalë me tre tiparet më tërheqëse të personalitetit që janë të zakonshme në mbarë botën. Cilat janë ato?

Qëndrim pozitiv

Njerëzit që shfaqin një qëndrim pozitiv dhe e shohin jetën me optimizëm priren të tërheqin me sukses ata që i rrethojnë. Është fakt se njerëzit optimistë shquhen për jetëgjatësinë e tyre, janë të suksesshëm profesionalisht, janë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht dhe më e rëndësishmja, janë tërheqës në mjedisin e tyre shoqëror. Por një tjetër element i rëndësishëm që i bën ata tërheqës është mirësia.

Ekstroversioni

Sipas psikologut Andrian Furnham, njerëzit ekstrovertë karakterizohen nga një rreth i gjerë shoqëror, një histori marrëdhëniesh të mira, kërkimi i mundësive të reja dhe një predispozicion për të qenë të lumtur. Në fund të fundit, kush mund t’i rezistojë një zemre të mirë dhe një buzëqeshje miqësore?

Besimi

Është padyshim tipari që zë vendin e parë ndër ato që të bëjnë simpatik. Por përveçse i bën ata që ju rrethojnë të ndihen rehat, kjo ju ngre edhe statusin social. Sipas hulumtimeve, ata që kanë besim konsiderohen autentikë dhe në një mënyrë magjike kanë aftësinë të magnetizojnë ata me të cilët shoqërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat