Si ta kuptoni që qeni juaj po vuan ose po kalon një periudhë depresioni

Life style

Si ta kuptoni që qeni juaj po vuan ose po kalon një periudhë depresioni

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Qentë nuk kanë gojë, ata nuk mund t’ju tregojnë saktësisht se çfarë ndjejnë, por mund të tregojnë sjellje të ngjashme me depresionin njerëzor. Nëse veterineri i ka përjashtuar kushte të tjera shëndetësore, mund të keni një rast të depresionit të qenushit tuaj.

Shenjat janë këto:
Nuk dëshiron më të luajë: Një qen i dëshpëruar ose i trishtuar nuk do të ketë të njëjtat nivele të energjisë dhe lojrat e ndryshme që ju mund ti ofroni nuk do të kenë efektin e zakonshëm.

Do të shihni ushqim në tasin e tij: Nëse qeni juaj nuk tregon gatishmërinë e tij të zakonshme për ushqimin e preferuar dhe po humbet peshë, mund të ketë depression.
Fjetja me opë të zgjatura: Nëse qeni juaj shpenzon më shumë kohë në shtrat se zakonisht ka diçka që nuk shkon. P.sh një qenush 15-vjeçar normalisht fle 14 orë në ditë dhe tani është rritur ky orar në 20 orë, ky është një ndryshim i madh .

Një vdekje në familje: Ju nuk jeni i vetmi që mban zi për humbjen e një anëtari të familjes ose të një kafshe tjetër qeni juaj do të mërzitet njësoj si ju. Kështu dhe ai kalon një periudhë jot të mirë.

I vetëm në shtëpi: Qeni juaj do të ndihet me patjetër i vetmuar nqs ju kaloni më shumë kohë jashtë shtëpisë se sa brënda. Ato janë qënie sociale dhe nuk janë të kënaqur kur qëndrojnë vetëm.
Ndërrimi i shtëpisë: Mos u habisni nëse qeni juaj ka vepruar çuditshëm që kur keni ndërruar shtëpinë. Ndryshimi mund të jetë i vështirë për kafshët dhe qeni juaj mund të ndihet i depresuar derisa të mësohet për mjedisin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat