Dhimbje gjatë aktit seksual, ja çfarë rekomandon gjinekologia

Life style

Dhimbje gjatë aktit seksual, ja çfarë rekomandon gjinekologia

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:28
Ilustrim

Gjinekologia e mirënjohur Mimoza Keta në një intervistë në emisionin e Mengjesit “Dite e Re” në bisedën e zhvilluar me dy moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça, foli për marrëdhëniet seksuale kur ato bëhen të dhimbshme për vajzat.

Gjinekologia i mëshoi faktit se ka shumë vajza të rëja të cilat kanë probleme gjatë aktit seksual.

 “Do ta nisja këtë bisedë me një ankesë që kam patur nga një vajzë e re në moshë, diku te 24 vjeç, nuk kishte fëmijë. Vajza më vjen në klinikë dhe më thotë, deri dje gjatë marrëdhënies me partnerin kam qënë shumë e kënaqur, ndjeja, nuk kisha probleme, nuk kisha dhimbje etj, tani ka filluar që raportet seksuale të bëhen të dhimbshme, nuk duroj dot më, dua të qaj sepsë kamë shumë dhimbje gjatë raportit seksual. Sigurisht kërkova që të bëheshin të gjitha ekzaminimet për të përcaktuar më mirë problemin”, shprehet gjinekologia Keta

Por a shfaq ndonjë problem shëndetësor mosarritja e kënaqësisë seksuale tek femrat?

 Sipas mjekes gjinekologe nuk shfaq problem shëndetësor por ka disa raste specifike.

“Vagina e gruas asnjëherë nuk është e pastër, ka baktere, microbe, të cilat qëndrojnë në vagin. Dhe këto janë infeksione që nuk transmetohen seksualisht. Ne këshillojmë që nëse një vajzë-Grua ka probleme të tilla, pra skuqje, sekrecione etj, të bëjnë vizitën tek mjeku. Trajtimin e ndajmë në dy faza, faza e parë është trajtimi shfarosës, pra zhduket infeksioni, dhe faza e dytë trajtimi panadalis, ky quhet trajtimi që nuk përsëritet, ndërsa në rastin e parë për 2-3 muaj problem shfaqet sërish”, thotë ndër të tjera mjekja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat