Festa është afër? Si t’i zgjidhni këpucët më të mira që do vishni

Lifestyle

Festa është afër? Si t’i zgjidhni këpucët më të mira që do vishni

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:59
Ilustrim

Aftësia për të zgjedhur këpucë me cilësi të lartë dhe stil është e krahasuar me një talent artisti. Kur shkoni në një dyqan, duhet të keni një ide të qartë për çfarë po kërkoni të blini vërtet, sepse kështu do të shmangni blerjen e këpucëve që janë shumë të bukura nga paraqitja, por nuk janë të duhurat për ju.

Ja disa truke, të cilat duhet t'i dini të gjitha përpara se të zgjidhni një palë këpucë.

- Sigurohuni që pjesa e shputës dhe e takës të ruajë formën pasi i shtypni me dorë. pra të mos lërë deformime pasi të bëni këtë lëvizje. Një takë e butë ka predispozitën të deformohet dhe thyhet më shpejt.

- Duhet t'i merrni këpucët në masën e këmbës që keni me numër më të madh. Të gjithë e dimë që një këmbë është pak më e madhe se tjetra, prandaj sigurohuni që të provoni gjithmonë këpucën në këmbën më të madhe.

- Stabiliteti duhet të jetë elementi kryesor që të synoni kur blini këpucët e reja. Kur provoni këpucë me takë të lartë, ushtroni pak presion tek pjesa e shputës. Nëse taka do të shpërngulet nga pas, atëherë kjo është një shenjë negative, sepse përveçse jo komode, shumë shpejt do të jenë në raftin e këpucëve të vjetra.

- Gjithashtu, duhet t'i kushtoni vëmendje fleksibilitetit të shollës. Mundohuni ta përthyeni dhe nëse e kalon këtë test, atëherë janë të duhurat. Një këpucë jo fleksible do t'ju privojë nga lëvizja normale.

- Nuk duhet të blini kurrsesi këpucë që ju shtrëngojnë e të rrini me shpresën se do të hapen pas pak kohësh. Kjo mund të çojë në probleme me qarkullimin e gjakut dhe funksionin muskular. Mbi të gjitha, këto këpucë e humbin shumë shpejt edhe formën e tyre origjinale.

- Këshilla e fundit është që të shkoni për blerje këpucësh pasditeve. Kjo, sepse kryesisht pasditeve këmbët kanë tendencën të fryhen. Nëse një palë këpucë ju rrinë perfekt në mëngjes, pasdite pas pune do t’i ndjeni tepër të shtrënguara. 

- Gjithmonë kontrolloni pjesën e brendshme të këpucët me dorë. Ajo duhet të jetë e butë pa sipërfaqe të ashpra dhe tegela të brendshëm.

- Kur provoni këpucë të reja, provoni të ecni disa hapa në një sipërfaqe të sheshtë. Tapetet e buta mund të bëjnë çdo këpucë të duket komode.

- Nëse do blini këpucë me taka, maksimumi i gjatësisë së takës duhet të jetë 9.5 centimetra. Dhe distanca e pranueshme ndërmjet shollës dhe takës as më shumë dhe as më pak se 3 cm. Sa më e shkurtër distanca, aq më pak e qendrueshme është këpuca dhe pesha transferohet tek gishtat.

- Duhet të mbani mend që me kalimin e kohës këmbët bëhen pak më të gjata dhe të gjera, prandaj duhet t'i masni çdo dy vjet. Sidomos kur blini këpucë online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat