Duani veten para se të doni njerëzit e tjerë!

Life style

Duani veten para se të doni njerëzit e tjerë!

Më: 7 mars 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Sa e vështirë është që të doni veten, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë? Pranojeni veten për atë që jeni. Jini të gatshëm që t’i shihni kufizimet tuaja jo si mungesa, por si mundësi përmirësimi. Falni, festoni, ndihuni se vleni! Ju e meritoni dashurinë, suksesin dhe lumturinë. Vështirësia lind nga dilemat. Nëse një projekt del me sukses, atëherë mendojmë se vlejmë, por nëse shkon keq nuk kemi më vetëbesim.

Nëse një marrëdhënie përfundon, vetëbesimi bie në tokë. Por kur shkon mirë, i jepni vetes dashuri. Por e vërteta është se ju nuk jeni ajo që bëni. Ju nuk jeni veprimet tuaja. Veprimet janë të rëndësishme, janë thelbësore për të pasur besim te vetja. Janë pikërisht sjelljet dhe veprimet kundrejt vetes dhe të tjerëve ato që përcaktojnë se sa të aftë dhe të sigurt jeni në jetën e çdo dite.

Çdo ditë mund të zgjidhni të shkoni përtej frikës, të shndërroni kufizimet tuaja në pika të forta dhe të ndiheni të aftë se mund të menaxhoni çfarëdolloj detyre, situate dhe marrëdhënieje.

Ju jeni të veçantë dhe të mrekullueshëm për atë që jeni, me çdo kufizim dhe fuqi tuajën. Duajeni veten! Për përvojën që keni bërë, për gabimet që keni bërë dhe për mënyrën se si keni ditur të dashuroni dhe jetoni. Mënyra se si veproni, zëri juaj, e qeshura juaj janë të veçanta. A e kuptoni se çfarë ndryshimi të jashtëzakonshëm përbën kjo gjë në jetën tuaj? Ju nuk jeni mjaftueshëm, ju jeni gjithçka.

Keni lindur

Kujtoni çfarë keni përjetuar herën e fundit kur keni parë një bebe të sapolindur? Mendoni kur keni ardhur vetë në jetë. Nuk dinit të bënit asgjë, përkundrazi. Me shumë gjasa e vetmja gjë që dinit të bënit ishte të grindeshit e të qanit. E megjithatë, ishit të rrethuar me dashuri. Nuk ishte dashuri për aftësitë tuaja, për rolin social, për bukurinë, paratë, simpatinë tuaj. Ishte dashuri thjesht për faktin se erdhët në jetë. Dashuri e pastër, e pa kushtëzuar. Dhe kështu duhet të doni edhe veten, thjesht sepse ekzistoni dhe jeni i ndryshëm nga çdo njeri tjetër. Ja, kjo është vlera juaj e pafundme. Duajeni veten për këtë gjë!

Jeni i ndryshëm

Duke qenë i ndryshëm nga çdo njeri tjetër, edhe diferenca që mund të bëni në qytetin tuaj, mes miqve, me partnerin, në punën tuaj është unike. Kur nuk e doni veten, kur lejoni që kushtëzimet e jashtme, sukseset apo dështimet të përcaktojnë dashurinë që keni për veten, keni tendencën të harroni se jeni këtu për të bërë ndryshimin. Kur e doni veten, çdo moment është ai i duhuri për të vepruar. Çdo vend është vendi i duhur për të qëndruar, sepse nuk është vlera juaj që vihet në lojë, por vetëm zgjedhja se si të shprehni sa më mirë se cili jeni në të vërtetë. Mendoni për pasionet tuaja, zgjidhni objektivat dhe përçoni tek ato veten dhe vlerën tuaj. Duajeni veten për unicitetin tuaj!

Jeni kujdestari i trupit tuaj

Duajeni mendjen, zemrën dhe trupin tuaj. Shumë shpesh biem në gjykimin e stereotipeve të thjeshta, të pavërteta dhe të paarritshme dhe besojmë se mund të vlejmë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të dobët, nëse kemi sy të mëdhenj, një lëkurë të butë e kështu me radhë. Trupi juaj është i përsosur. Mendoni sesa shumë gjëra mund të bëni falë trupit tuaj. Sytë tuaj po lexojnë këtë artikull, kraharori lëviz me ritmin e frymëmarrjes dhe zemra juaj rreh pa qenë nevoja që të veproni.

Falë trupit ecni, flisni, qeshni, komunikoni, përmbushni objektivat, ndiqni ëndrrat, ushqeheni, praktikoni sport dhe përqafoni njerëzit e dashur. Trajtojeni mirë atë, kujdesuni, sepse do të jetë me ju gjithë jetën dhe meriton dashuri të pakushtëzuar. Duajeni veten për të mirën e trupit tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat