Kështu mund ta dijë policia që po drejtoni veturën në gjendje të dehur – edhe para se t’ju ndalojë

Life style

Kështu mund ta dijë policia që po drejtoni veturën në gjendje të dehur – edhe para se t’ju ndalojë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Kurrë nuk është ide e mirë të drejtoni veturën në gjendje të dehur

Nëse pyesni se si policia e di se kë duhet ta ndalojë kur bën kontrolle, këto shenja ua tregojnë qartë që pranë timonit është shoferi i cili ka pirë pak më shumë sesa është e lejuar.

Edhe pse gjatë drejtimit të veturës në gjendje të dehur shoferët nuk rrezikojnë vetëm jetën e tyre, por edhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, megjithatë shumica ulen pranë timonit pas disa pijeve alkoolike, duke shpresuar që policia nuk do t’i ndalojë.

Mirëpo, ekzistojnë sinjale të caktuara sipas të cilëve policia rrugore mund të dijë edhe para se të ndalojë veturën që shoferi është i dehur – edhe pse ai mendon që është duke drejtuar si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. 

Këto janë sinjalet të cilat policisë mund t’ia zbulojnë që pranë timonit është shoferi i cili ka pirë pak më shumë se sa lejohet:

– vozitja nga njëra anë në anë tjetër të rrugës
– vozitja shumë e ngadalshme, së paku 10 kilometra nën limitin e lejuar
– frenimi kaotik
– vozitja pa i ndezur dritat
– ndalimi i papërshtatshëm para semaforëve apo para vendkalimeve të këmbësorëve
– përdorimi kaotik i sinjaleve të drejtimit në veturë
– bën kthesa tepër të gjera
– vetura tepër afër veturës tjetër në komunikacion.

Në rast që edhe vetë si shofer vëreni sjellje të këtillë, më mirë do të ishte ta informoni patrullën e parë policore që do ta hasni, sepse kështu mund të shpëtoni jetën e ndokujt. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat