Çfarë bëjnë burrat fshehurazi? Jo atë që po mendoni ju

Life style

Çfarë bëjnë burrat fshehurazi? Jo atë që po mendoni ju

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

E dimë që menduat flirtin apo tradhtinë me dikë tjetër, por jo. Po flasim për dëshira të fshehta të ndryshme që nuk i bëjnë dot hapur pasi i tremben steriotipeve që shoqëron gjininë e tyre. Ka disa gjëra që konsiderohen "shumë femërore" dhe shoqëria, në një mënyrë a një tjetër e ka mbajtur larg tyre gjininë mashkullore.

1.

"Unë vdes për kremra trupi dhe qirinj. Shkoj gjithmonë për të blerë, por kur jam vetëm."

2.

"Unë shijoj shumë muzikën pop të gocave. E di që shijet janë të ndryshme dhe s'ka asgjë të keqe këtu, por nuk e dëgjoj këtë lloj muzike kur jam me njerëz të tjerë."

3.

"Kur dal hedh parfum burrash, por kur jam vetëm vdes të përdor aromën e livandos. Eshtë kaq e mirë!"

4. 

"Unë mbjell lule dhe kujdesem për to. Kam trëndafila, mimoza, e shumë lloje të tjera në baçen e shtëpisë. Thellë brenda vetes jam shumë krenar për to, por s'e tregoj kurrë me zë të lartë."

5.

"Nuk e fsheh në fakt, por lëngjet e frutave më shijojnë shumë më tepër sesa alkooli. Ok, mund të pi një gotë, por ma shpif, pastaj kur marr limonatën time qetësohem. Eshtë shumë e çuditshme që njerëzit të shohin shtrembër nëse je burrë dhe s'po alkool, por unë jam njeriu më i lumtur në botë nëse më jepni një gotë me lëng luleshtrydheje."

6.

"S'e kam treguar kurrë, por unë pëlqej filmat romantikë. Mundësisht dhe qaj me to."

7.

"I keni parasysh ato çizmet e gjata që veshin gratë në vjeshtë. Do të doja shumë të kishte versione mashkullore të tyre për t'i veshur në përditshmëri."

8.

"Ulem me këmbët kryq. Jam kaq rehat!"

9.

"Më pëlqejnë kafshët e vogla me shumë qime. Nuk e them me zë të lartë sepse shokët fillojnë të qeshin me këtë fakt."

10.

"Stili i vajzave në të veshur. Shumë herë më interesant se moda për burra. Nuk do vishesha si ato kurrë, por do të doja të kisha një të dashur që të më linte t'ja kombinoja unë veshjet."

11.

"Unë qaj. Fshehurazi."

12.

"Unë jam ushtar 1.90 i gjatë, por vdes ta vendos kokën në prehrin e të dashurës time dhe të shoh filma të Disney-it me të."

13.

"Mua më pëlqen të bëj thonjtë me ngjyra të hapura, por ja që s'i bëj dot."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat