Dieta kundër plakjes ka këta përbërës që duhet t’i konsumoni çdo ditë

Life style

Dieta kundër plakjes ka këta përbërës që duhet t’i konsumoni çdo ditë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Të gjithë duam të dukemi të bukur, të rinj dhe të freskët gjithmonë (pa vendosur shtresa grimi në fytyrë), por kjo është e pamundur duke u nisur edhe nga stili ynë i jetesës. Specialistët vazhdojnë të këmbëngulin se njëri prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt në bukurinë dhe rininë e lëkurës është ushqimi që i japim trupit çdo ditë. Sa më i shëndetshëm e i zgjedhur ai, aq më e bukur, e re dhe e freskët është lëkura.

Në udhëzimet e mëposhtme, përpiqu të gjesh një qasje praktike që të ndihmon të zgjedhësh ushqimet dhe suplementet, të pasura me vlera ushqimore, vitamina dhe minerale, për të cilat trupi ka nevojë.

Dieta kundër plakjes:

Përbërësit kryesorë:

Peshku

Proteina (fileto pule)

Panxhari

Qitro

Vitamina E

Boronica

Ujë (të paktën 2 litra ujë në ditë) 

Përbërësit që duhen shmangur:

Produktet e qumështit

Kafeina

Alkooli

Gruri

MËNGJESI:

2 gota ujë

1 gotë me ujë të ngrohtë me një fetë limoni

1 tas me drithëra (pa grurë) duke e përzier me qumësht orizi. Shto pak arra dhe mjaltë për shije.

OSE

1/2 filxhan kos me fruta

PARADITE

1 gotë me lëng panxhari, karota dhe xhinxher.

DREKA

Mish i bardhë, mish i kuq pa yndyrë, ose mish derri me avokado.

OSE

Sallatë me bishtajore, fara nga fruta të thata dhe vezë të ziera që i shtohen për proteina.

PASDITE

Lëng frutash ose limon me ujë të ngrohtë

3 gota ujë

1 grusht arra ose fruta të tjera të thata

DARKA

3 gota ujë

2 filxhanë me lëng perimesh (asparag, brocoli and spinaq) me mish pule, peshk ose mish deri.

PAS DARKËS

Detox ose çaj kamomili.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat