Bëjeni këtë sprej me tre përbërës dhe nuk do ta merrni më kurrë hekurin në duar!

Life style

Bëjeni këtë sprej me tre përbërës dhe nuk do ta merrni më kurrë hekurin në duar!

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Një nënë ndau një truk të dobishëm

Hekurosja është një punë e shtëpisë që shumica e njerëzve e shijojnë më së paku dhe një nënë e quajtur Chantel Mila ndau një truk me botën që do t’ju ndihmojë të harroni hekurosjen.

Gjithçka që ju nevojitet është një sprej i bërë vetë në shtëpi që do t’ju drejtojë rrobat në pesë minuta.

Chantelle shpjegoi se ju duhen dy gota ujë, një lugë uthull alkooli për të zbutur rrobat dhe një lugë balsam flokësh, i cili do të ndihmojë në zbutjen e fibrave të materialit, për ta korrigjuar atë.

Përzihen këta tre përbërës në një shishe me spërkatës, me të cilën më pas spërkaten rrobat e zhubravitura.

Pas kësaj, drejtoni butësisht dhe rrafshoni rrobat përpara se t’i vendosni në varëse për të qëndruar për pesë minuta – dhe u bë!

Ajo ka postuar trukun e saj në një video që është bërë shumë e njohur në rrjetet sociale dhe ka thënë se ky truk do të jetë shumë i dobishëm kur udhëtoni ose kur, le të themi, nuk keni kohë të hekurosni rrobat për në punë në mëngjes.

“Duhet ta provoj këtë! Jam tmerrësisht dembele kur bëhet fjalë për hekurosjen,” komentoi një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat