Sa më gjatë që prisni të martoheni, aq më lehtë mund të shkurorëzoheni

Life style

Sa më gjatë që prisni të martoheni, aq më lehtë mund të shkurorëzoheni

Më: 27 mars 2022 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Ende jeni duke e pritur Zotërinë apo Zonjën e duhur?

Mos prisni gjatë, sepse sipas studimit të ri, sa më vonë që e gjeni, më lehtë edhe mund të ndaheni nga ai, respektivisht ajo.

Nicholas Wolfinger – sociolog në Universitetin e Utah në Shtetet e Bashkuara – në hulumtimet që ka bërë, ka gjetur se çiftet që martohen pas moshës 33-vjeçare, po shkojnë drejt ndarjes.

Duke u bazuar në të dhënat e “Studimit Nacional të Zhvillimit Familjar”, është gjetur se çiftet që martohen në fund të viteve të njëzeta, kanë një jetë të lumtur, por e njëjta nuk thuhet për ata që martohen pas viteve të tridhjeta.

Wolfinger ka thënë se të gjitha ata që martohen nën moshën 32-vjeçare, kanë vetëm 11 për qind shanse të ndahen.

E tëra vjen si pasojë e rehatisë si beqar dhe presionit që sjell jeta në çift.

Çdo ndarje është një humbje që shkakton dhimbje. Pas një humbjeje, përjetojmë një fazë pikëllimi, e cila përfshin pranimin dhe përshtatjen me situatën e re, vetëm.

Ndoshta është një proces i vështirë, pasi bëhet fjalë për një marrëdhënie të qëndrueshme në vite, dhe janë prishur ekuilibrat e jetës.

Mënyra sesi do ta kapërceni këtë fazë të vështirë varet nga shumë faktorë, përfshirë: arsyet e ndarjes, rrethanat e jetës, llojin e marrëdhënies, mbështetja sociale, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat