Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull për heqje të akneve dhe lëkurë rrezatuese

Life style

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull për heqje të akneve dhe lëkurë rrezatuese

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Aknet, rrudhat dhe problemet tjera të lëkurës shpeshherë mund t’ju shërbejnë si burim i pasigurive që i ndjeni

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në lëkurën tuaj, duke filluar nga ekspozimi në diell e deri te kimikalet që gjenden në pajisjet tuaja të grimimit.

Por, në vend se t’i drejtoheni ilaçeve të ndryshme për heqjen e këtyre problemeve, më mirë është të provoni këtë maskë natyrale, e cila përfshin vetëm sodë buke, uthull dhe mjaltë.

Pra, të gjithë përbërësit janë natyral dhe lëkura patjetër se do të përfitojë nga ky fakt.

Përse funksionon kjo maskë?

Soda e bukës ka veti natyrale antisepktike dhe antipezmatuese, të cilat ndihmojnë në heqjen e akneve. Gjithashtu i balancon edhe nivelet pH të lëkurës për të zvogëluar shfaqjen e akneve tjera.

Uthulla përmban acide alfa hidrokse të cilat i largojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe rrjedhimisht bën që lëkura juaj të duket më e shëndetshme. Ndësa mjalta është e mahnitshme për lëkurën falë vetive të veta antibakteriale.

Përgatitja:

Shtoni një lugë gjelle uthull, dy lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle sodë buke në një tas, pastaj shtojani pak ujë derisa të krijohet maska në formë paste.

Aplikimi:

Pastrojeni mirë fytyrën

Përdorni një leckë për ta tharë fytyrën.

Vendoseni maskën dhe lëreni për 5-10 minuta.

Pastrojeni me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohët

Përdoreni këtë maskë disa herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat