Këshilla yjesh për fytyrë me shkëlqim direkt nga tapeti i kuq

Life style

Këshilla yjesh për fytyrë me shkëlqim direkt nga tapeti i kuq

Më: 1 prill 2022 Në ora: 00:20
Nicole Kidman

Yjet janë gjithmonë të përqëndruar në kujdesin për veten, por kur ka evente si Oscars, ca rituale bukurie janë më speciale.

Më tej do ju njohim me 3 prej tyre, nga tre personazhe shumë të njohur të Hollywood!

Nicole Kidman është pranë 55-vjetorit, por në të shkuarën aktorja abuzoi ca me botoxin. Së fundmi ka hequr dorë dhe tanimë e ruan rininë e lëkurës me FaceGym (palestër fytyre). Grimierja e saj Kyra Panchenko, u sigurua që Nicole të merrte trajtimin e duhur me paisjen Weighted Ball, fiks para Oscars. Ajo ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës dhe detoxifikimin e lëkurës.

Jo vetëm Nicole Kidman, por edhe Joe Jonas, Sophie Turner, Lily James dhe Anya Taylor Joy kanë zgjedhur gjimnastikën e fytyrës si metodë kujdesi para kalimin në tapetin e kuq.

Vanessa Hudgens ka krah të djathtë për pamjen e saj, Tonya Brewer dhe ajo ka përdorur terapinë e dritës blu, konkretisht SolaWave’s Skincare Wand. Kjo metodë i jep freski lëkurës dhe e masazhon.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u shfaqën bashkë në tapetin e kuq, por pamja e yllit televiziv ishte perfekte. Ajo e ka kuruar veten me markën luksoze dhe prestigjoze Noble Panacea. Thuajse të gjitha motrat e klanit Kardashian-Jenner kishin përdorur hidratuesin dhe serumin anti-rrudhë të kësaj marke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat