Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë nëse jeni zgjuar të lodhur dhe pa energji

Life style

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë nëse jeni zgjuar të lodhur dhe pa energji

Më: 1 prill 2022 Në ora: 07:43
Ilustrim

Një ëndërr e keqe apo gjumi i keq mund ta bëjë ditën pasuese jashtëzakonisht stresuese. Zgjoheni të rraskapitur, të lodhur dhe të pamotivuar. Përqendrimi bie shpejt si dhe mund të shfaqet një dhimbje koke që nuk ju lejon ta kryeni punën si duhet.

Megjithatë, ekspertët ofrojnë këshilla të dobishme nëse gjendeni në një situatë të tillë. Mënyra se si mendoni dhe vullneti janë të rëndësishme.Megjithëse mendimet pozitive nuk do ta eliminojnë plotësisht lodhjen, hulumtimet tregojnë se mund t’ju ndihmojnë të kaloni një ditë të vështirë.

Në vend që të mendoni për dështimin gjatë gjithë ditës, përpiquni të vazhdoni punën normalisht. Hulumtimet kanë treguar se ata që besonin në vullnetin e pakufizuar ndiheshin më mirë dhe më vital edhe pas një periudhe gjumi të dobët.

Mos harroni se ju keni një aftësi të pakufizuar të mendjes për të qëndruar të lumtur dhe të fokusuar. Ju ende mund të bëni gjithçka deri në fund të ditës, dhe pastaj sigurohuni që të shkoni në shtrat më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat