Për ta bërë barbarozën të lulëzojë deri në vjeshtë, shtoni këtë përbërës përgjatë skajeve të saksisë

Life style

Për ta bërë barbarozën të lulëzojë deri në vjeshtë, shtoni këtë përbërës përgjatë skajeve të saksisë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Barbaroza është një nga llojet më të njohura të luleve në zonën tonë

Saksitë me barbarozë janë dekorimi më i bukur i çdo kopshti apo ballkoni gjatë verës dhe a e dini se mund të lulëzojë deri në fund të vjeshtës?

Kjo bimë është rezistente dhe përshtatet lehtë. Nuk kërkon ndonjë përkujdesje të veçantë. Nuk duhet ujitur shumë dhe nuk duhet lënë uji që të grumbullohet në pjatën e vazos.

Duhet pastruar shpesh nga lulet dhe gjethet e thara. Nuancat shkojnë nga e kuqja e thellë tek e bardha, nga roza tek vjollca.

Mirëpo, nëse bima nuk ka mjaftueshëm jod, ajo do të zhvillohet ngadalë dhe do të jetë më e ndjeshme ndaj sëmundjeve.

Gjithashtu, jodi në bimë rregullon rrjedhën e ujit dhe shkëmbimin e oksigjenit dhe i bën ato më rezistuese.

Te bimët të cilat lulëzojnë zgjatet koha e lulëzimit, por mund ta përdorni edhe me bimë të tjera, si dhe për ujitje të perimeve në kopsht.

Gjithashtu, nga pranvera në vjeshtë, barbaroza është mirë të ujitet dy herë në muaj me ujë në të cilin ka ushqim për bimët me bazë fosfori, dhe është i mirë për stimulimin e lulëzimit.

Është shumë e lehtë t’i siguroni barbarozës jod të mjaftueshëm – hidhni një pikë jod farmaceutik në një litër ujë dhe më pas derdhni 50 ml nga ai ujë me jod përgjatë skajeve të brendshme të secilës vazo.

Kujdes mos e teproni sepse mund të dëmtoni rrënjën dhe kujdes mos e përdorni me produkte bimore që tashmë përmbajnë jod sepse doza do të jetë shumë e lartë.

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat