Horoskopi i muajit Prill për Shigjetarin

Life style

Horoskopi i muajit Prill për Shigjetarin

Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në fillim të muajit do ndiheni sikur përgjegjësitë tuaja po ju rëndojnë. Është një energji e rëndë, por do të kalojë dhe është këtu për t’ju treguar se ka diçka më të përshtatshme për ju në të ardhmen e afërt. Do jeni më të zënë se kurrë më 10 Prill. Kini kujdes që të mos e teproni me orarin tuaj. Gjithashtu mund të dëshironi të kujdeseni për shëndetin në këtë kohë.

12 Prilli sjell një aspekt përcaktues që ndodh një herë në jetë, kur Jupiteri, planeti i fatit, takohet me Neptunin, planetin e ëndrrave. Kjo është një ditë e fuqishme për të realizuar ëndrrat tuaja. Mund të merrni lajme me fat për pronën ose nga familja juaj. Rinovimet e shtëpisë ose problemet me miqtë mund të shfaqen rreth datës 14 prill. Kjo është koha e duhur për të pastruar hapësirën tuaj.

Do krijoni vend për mundësi të reja. Hëna e Plotë mbërrin më 16 Prill dhe sjell një dramë miqsh. A përputhen vlerat tuaja me njerëzit me të cilët po kaloni kohë? A po investojnë miqtë tuaj aq shumë kohë për ju sa ju në ta? Çdo dinamikë jo e shëndetshme do të kontrollohet nën këtë energji të tensionuar. Më 19 Prill do mendoni më shumë për orarin tuaj ditor. A jeni gati për një ndërrim? Do jeni duke reflektuar më thellë mbi shëndetin tuaj fizik, mendor dhe shpirtëror. Më 27 prill, Venusi, planeti i bukurisë, takohet me Neptunin, planetin e krijimtarisë. Kjo është koha për të ridizajnuar shtëpinë ose dhomën tuaj të gjumit. Më 29 Prill do mendoni më thellë për nevojat tuaja kundrejt nevojave të të tjerëve. Më 30 prill, një eklips diellor sjell disa surpriza.

Ky është një fillim i ri për rutinën tuaj të përditshme, shëndetin dhe punën dhe është një kohë e mrekullueshme për të hequr qafe një zakon të keq. Në të njëjtën ditë, Venusi dhe Jupiteri, dyshja më me fat në qiell, takohen. Bekimet mund të shfaqen në jetën tuaj të përditshme, kushtojini vëmendje shenjave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat