Po mendoni të mbeteni miq me ish-partnerin? Këto 7 arsye do ju bindin për të kundërtën

Life style

Po mendoni të mbeteni miq me ish-partnerin? Këto 7 arsye do ju bindin për të kundërtën

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Nëse keni dyshime rreth të mbeturit miq me ish-in, ky studim, i kryer nga psikologë, do ju ndihmojë të kuptoni më mirë arsyet kundër këtij fenomeni.

1. Nuk është e mundur që të ‘fikni’ sa hap e mbyll sytë ndjenjat

Sipas Nina Atwood, një autore e famshme, njerëzit zakonisht mbeten miq me ish-in, sepse nuk duan që gjërat të përfundojnë në mënyrë të ashpër dhe të përballen me një person, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për ta.

Por ky është një gabim. Lidhja me ish-in pas ndarjes, do ta bënte të pamundur fshirjen e ndjenjave ndaj tij/saj. Sapo të ndiheni rehat nën shoqërinë e njëri-tjetrit përsëri, ndjenjat mund të rikthehen.

2. Do të jetë më e vështirë që të vazhdoni përpara

Të qenit rreth ish-it, e bën më të vështirë largimin e ndjesisë së humbjes dhe keqardhjes. Pas një ndarjeje, njerëzve u duhet kohë për t'u shëruar dhe kjo do të bëhet shumë më e vështirë nëse ata janë në shoqërinë e ish-it gjatë gjithë kohës.

Ndonjëherë pas një ndarjeje, ju nuk mund t'i shihni gjërat qartë dhe duhet t'i jepni vetes kohë për t’u rikuperuar dhe për të kuptuar më mirë çfarë ka ndodhur.

3. Ish-i mund të jetë ende i dashuruar me ju

Ndarja, zakonisht nuk është një vendim i marrë nga të dy. Në të shumtën e kohës, njëri merr vendimin. Tjetri fillon të shpresojë se kjo do të ndryshojë, sepse vazhdon të ketë ndjenja.

Të dilni për një shëtitje, vetëm i vështirëson gjërat, sepse i jep shpresë personit tjetër, gjë që nuk do të ketë kurrë fund të mirë.

4. Mund të krijohet një marrëdhënie e përsëritur

Pas një ndarjeje, gjithmonë do të jetë ajo ndjenja e vazhdueshme që do t'ju bëjë të dyshoni nëse keni marrë vendimin e duhur apo jo. Varësia ndaj ish-it do të të hutojë më shumë. Fakti që u tërhoqët fizikisht nga njëri-tjetri, pa dyshim që do të çojë në një përsëritje të marrëdhënies. Nëse dikush, me të vërtetë, dëshiron të jetë me ju, ndarja nuk do të ekzistonte kurrë si opsion.

5. Të dalët si miq mund të jetë e dhimbshme

Nëse zgjidhni të mbeteni miq, ju do të shihni të dashurin teksa afrohet me dikë tjetër dhe kjo është shumë e dhimbshme. Nuk është aspak e këndshme të shohësh të dashurin të dashurojë dikë tjetër.

6. Nuk keni pse të këmbëngulni për të mbetur shokë

Nëse nuk keni fëmijë, nuk ka një arsye të mjaftueshme për të qenë miq me ish-in tuaj. Edhe nëse mendoni se kjo është sjellja e një personi të pjekur, e keni gabim. Zgjidhja më e mirë e mundshme është të ndërprisni çdo kontakt me të.

7. Do t’ju pengojë që të jeni të hapur ndaj një marrëdhënieje të re

Pas ndarjes, ju keni të drejtë të merrni kohën që ju duhet për të mbledhur veten dhe për të dalë me një tjetër, por nëse kontaktet me ish-in vazhdojnë, situata do të jetë e çuditshme për partnerin e ri. Ai do të mendojë se ju ende keni varësi ndaj ish-it.

Sidoqoftë, ka raste të rralla, ku mund të mbeteni miq me njëri-tjetrin, por ideja e përgjithshme është që duhet të shmangni patjetër miqësinë me ish-partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat