Njëra nga 9 bashkëshortet i kërkoi divorcin, modeli flet i befasuar: Kam dëshirë të kem 10 gra dhe fëmijë me...

Life style

Njëra nga 9 bashkëshortet i kërkoi divorcin, modeli flet i befasuar: Kam dëshirë të kem 10 gra dhe fëmijë me...

Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:25
Arthur O Urso me gratë

Një burrë i cili është i martuar me nëntë gra ka zbuluar se është “i pikëlluar dhe i befasuar” që njëra prej bashkëshorteve i ka kërkuar divorcin pasi i mungon “monogamia” (martesa me një burrë.)

Është fjala për modelin Arthur O Urso, i cili në rrjetet sociale numëron mbi 50 mijë ndjekës, ku poston foto e video mjaft provokuese me gratë e tij.

Fillimisht Arthur është martuar me bashkëshorten e tij të parë, Luana Kazaki.

Image
Arthur O Urso me gratë

Më pas ai u bë kryefjalë e medieve në botë pasi arriti të martohej edhe me tetë gra të tjera.

Ceremonia u bë vitin e kaluar dhe modeli e përshkroi si një “protestë kundër monogamisë”. “Daily Mail” shkruan se ceremonia u mbajt në Sao Paulo, Brazil, por nuk ishte e ligjshme, sepse poligamia është e paligjshme në vend.

Image
Arthur O Urso me gratë

Por tani duket se një nga gratë e tij, Agatha, nuk dëshiron që të jetë më partnerja e Arthur. Sipas këtij të fundit, ajo ka vendosur që të ndahet pasi “i do të gjitha për vete”.

“Ajo donte të më kishte të gjithin për vete,” tha O Urso duke shtuar: “Nuk kishte kuptim. Isha shumë i trishtuar për ndarjen dhe akoma më shumë i habitur nga justifikimi i saj. Ajo tha se i mungonte një lidhje monogame. Gratë e mia të tjera menduan se qëndrimi i saj ishte i gabuar dhe se ajo e pranoi martesën për aventura dhe jo për ndjenja të vërteta. E di që kam humbur një grua, por nuk do ta zëvendësoj për momentin”.

Image
Arthur O Urso me gratë

Edhe pse nuk ka plan që të njohë vajza të tjera për momentin, ai shpreson që të martohet me dy gra të tjera që të rrisë numrin e partnereve të tij deri në 10.

“Unë kam një ëndërr. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të kem 10 gra. Unë kam vetëm një vajzë, por dua të kem një fëmijë me secilën nga gratë e mia. Dashuria që ndjej për secilin prej tyre është e njëjtë. Mendoj se do të ishte e padrejtë të kishim fëmijë vetëm me një ose dy prej tyre”, ka thënë burri i 9 grave.

Image
Arthur O Urso me gratë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat