Bëni dush në darkë? Lajme të këqija që do t’ju ndryshojnë rutinën

Life style

Bëni dush në darkë? Lajme të këqija që do t’ju ndryshojnë rutinën

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Për fat të keq, nëse je pjesë e atyre njerëve që bëjnë dush në darkë, ka disa lajme jo të mira që, me siguri, do t’ju bëjnë të ndërroni mendje dhe të ndryshoni rutinën.

Sipas Cosmopolitan UK, problemi është se kur lan flokët dhe pastaj shkon në shtrat me një flokë të lagur, u ke bërë flokëve dëme serioze.

Ajo shkakton thyerje të majave dhe dobësim të tyre. Flokët e lagur janë gjithashtu edhe njw rrezik për shfaqjen e irritimeve të ndryshme të lëkurës, të cilat shkaktojnë dëmtime të skalpit dhe krijimin e zbokthit.

“Arsyeja kryesore për të mos shkuar në shtrat me flokë të lagur janë kutikulat (shtresa e jashtme e flokëve) – një shtresë që bëhet më delikate kur laget, kështu që i dëmton më shpejt flokët”, -thotë Sally-Ann Travers, konsulente në qendrën ‘Trichologist at The Cotswold Trichology’, duke konfirmuar frikën tonë.

Travers thotë se nëse duhet t’i lash flokët para se të flesh, atëherë sigurohu që t’i thash mirë para se të shtrihesh për të fjetur, i lidhini lehtë bisht për të ndihmuar në mosdëmtimin e tyre dhe për të eliminuar këputjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat