Bashkë apo veç e veç? Cila është strategjia më efektive për të ndarë paratë në çift

Life style

Bashkë apo veç e veç? Cila është strategjia më efektive për të ndarë paratë në çift

Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Një nga dilemat me të cilën përballet çdo çift i ri është ndarja e parave: Si duhet t'i menaxhojmë tani që bashkëjetojmë? A duhet të mbajë secili rrogën e tij apo një ekonomi e përbashkët është më efektive?

Ka dy mënyra kyçe për të përballuar ekonominë në çift:

1. Opsioni i parë thotë se secili duhet të mbajë financa të ndara nga partneri. Ky duket si opsion i sigurtë sepse në rast se lidhja nuk funksionon, asnjëri prej të dyve nuk varet nga tjetri dhe secili ka burimet e tij. Tingëllon e drejtë. Veçanërisht nëse njëri fiton shumë më tepër se tjetri apo nëse partneri ka një borxh/kredi që duhet ta shlyej. 

2.  Mënyra e dytë është bashkëpunimi duke ndarë çdo të ardhur. Teoria "çfarë është e imja është e jotja" përfshin të ardhurat, borxhet, kursimet e të dy partnerëve duke u bërë kështu një ekonomi e përbashkët. Si logjikë kjo bën sens nëse doni të punoni për identitetin tuaj si çift i konsoliduar. Gjërat mund të përkeqësohen në rast divorci.

Cili është opsioni më i mirë?

Sipas ekspertëve, i dyti. Ata që i ndajnë të ardhurat bashkë kanë rezultuar më të lumtur në çift dhe me më pak gjasa për t'u ndarë, në krahasim me ata që i mbajnë paratë secili për vete. Financa e përbashkët është e rekomandueshme sidomos për çiftet që kanë të ardhura mesatare ose të ulëta. 

Nga eksperimentet ka rezultuar se partnerët që ndanin financat kishin raport më të shëndetshëm dhe ndërveprim më pozitivë pasi ndiheshin më të sigurtë dhe të qëndrueshëm ekonomikisht. Kjo vjen edhe nga si pasojë e efektit që jep në psikologjinë tonë përdorimi i fjalës "ne", "e jona". 

Ndonëse menaxhimi i parave nuk është pjesa më emocionuese e një marrëdhënieje, si e përballojnë çiftet ka shumë rëndësi. Kur të jeni mes zgjedhjes së dy opsioneve, sigurohuni të përdorni argumente që kanë sens logjik teksa numëroni avantazhet e secilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat