Si të gjeni prirjen tuaj!

Life style

Si të gjeni prirjen tuaj!

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Ju mungon vokacioni? Asnjë punë nuk ju frymëzon? Sot do të zbuloni se është e mund të jeni arkitektët e së ardhmes suaj. Disa njerëz kanë të fshehura brenda vetes disa aftësi që i bën të shkëlqejnë në disa fusha të jetës. Por për disa të tjerë është me të vërtetë e pamundur që të gjejnë se çfarë u pëlqen të bëjnë në jetë. Siç do të shohim në rreshtat e mëposhtëm, edhe kjo aftësi mund të mësohet.

Për të gjetur prirjen tonë duhet të fillojmë nga pyetja: çfarë është ekzaktësisht vokacioni? Mund ta përcaktojmë si prirja e një individi kundrejt një profesioni specifik. Por jo gjithmonë aftësitë e nevojshme janë menjëherë disponibël. Në këtë rast duhet të fitohen dhe zhvillohen.

Ndërtoni vokacionin

Ka nga ata që nuk identifikohen në këtë situatë. Mund të ndodhë, për shembull, të mos zotëroni aftësitë e nevojshme për të gjetur vokacionin tuaj, mund të mos keni jetuar në një ambient që ju favorizon ose nuk keni aftësitë për ta zhvilluar. Çfarë ndodh në këto raste? Jemi të destinuar të jetojmë të palumtur në fushën profesionale?

Ndoshta puna juaj aktuale nuk ju entuziazmon dhe ajo që ju motivon është nevoja për të marrë rrogën. Kjo mund të ndodhë në çdo fushë, që nga ai që punon me pastrimin, tek ai që punon në një kompani fitimprurëse apo është biznesmen. Kur nuk e duam punën që bëjmë na bën të ndihemi të pamotivuar, të paaftë të bëjmë më të mirën tonë. Por e gjithë kjo situatë mund të ndryshojë.

Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar prirjen është të përmirësojmë aftësitë tona, duke ndjekur një kurs. Në disa kompani zhvillohen takime për punonjësit, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë punën e tyre. Në disa të tjera punonjësi përfiton një shpërblim, i cili mund të jetë një rritje rroge, premtimi për një ngritje në detyrë ose oferta për të ndjekur një trajnim me shpenzimet e kompanisë. Nganjëherë, të ndihemi më profesionistë dhe të bëjmë mirë punën tonë, bën të mundur që ta duam atë.

Ndihuni krenarë për punën tuaj

Ky është një tjetër aspekt që arrijmë kur fillojmë të përsosim kompetencat dhe aftësinë. Me kalimin e kohës zbulojmë se jemi më të efektshëm, produktivë, kreativë dhe ndihemi krenarë për aktivitetin tonë. Interesi shtohet dhe fillojmë ta harrojmë atë apatinë fillestare. Kur ia dalim të ndërtojmë prirjet tona, pasoja pozitive është se do të kemi një stimul më shumë: mirënjohjen. Vlerësimi nga të tjerët, nuk do të jetë gjë tjetër veçse bindja se po i afrohemi objektivave tona.

Mjaftojnë pesë minuta

Gjetja e vokacionit ndoshta nuk është një detyrë e lehtë. Në këto raste, kërkimi i një pune shndërrohet në një sfidë. Kush e ka një prirje mund ta kapërcejë këtë pasazh, por duhet njësoj të mësojë që të përsosë aftësitë e veta dhe ndonjëherë edhe të kalojë prova selektive (provime apo testime), të cilat mund të shkaktojnë shumë frustrim.

Në vend që të heqim dorë ose të përsërisim vazhdimisht “nuk do ia dal mbanë”, duhet të fillojmë t’i kushtojmë pesë minuta në ditë mënyrës sesi të përmirësojmë rendimentin në punë; të mësojmë diçka të re që na bën të mundur të synojmë për një pozicion më të mirë ose thjesht, për të përthithur ato informacione që na ndihmojnë të përmirësojmë një nga aftësitë tona. Pesë minuta në ditë për t’ia kushtuar ndërtimit të vokacionit është një objektiv i mundshëm. Mos gjeni shfajësime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat