5 rregullat e arta për të patur një marrëdhënie të shkëlqyer në çift edhe pas lindjes së fëmijës

Life style

5 rregullat e arta për të patur një marrëdhënie të shkëlqyer në çift edhe pas lindjes së fëmijës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:50
Ilustrim

Kur një fëmijë vjen në jetë, familja përjeton gëzim të madh.  Por, së bashku me gëzimin dhe lumturinë që sjell fëmija rriten edhe detyrimet, lodhja dhe përgjegjësitë. Ekspertët e Universitetit Gothenburg në Suedi, kanë zbuluar se janë pesë rregulla,  që ndihmojnë të shpëtohet marrëdhënia pas lindjes së fëmijës.

Komunikimi i sinqertë

Partnerët duhet të flasin hapur, pastër dhe me mesazhe direkte. Këto mesazhe duhet të tregojnë ndjesitë tuaja. Pra ju duhet të shpreheni "unë ndihem kështu". Fjalët duhet të jenë të qarta dhe të mos lënë vend për keqkuptim.

Nxitni aktivitetin seksual

Është shumë me rëndësi, që çiftet të jenë kenë aktivitet seksual edhe pasi të ketë lindur fëmija. Prindërit e rinj, duhet ta kenë si primare, të përqafojnë dhe shtrëngojnë njëri-tjetrin. Madje, ata duhet të jenë të prirur për të shkëmbyer shumë  puthje dhe shumë kontakt fizik.

Kaloni kohë së bashku

Duke kaluar kohë në çift me siguri është e vështirë pasi në jetën tuaj ka ardhur edhe fëmija. Por, përpos kalimit të kohës bashkë në familje duhet të gjendet kohë që të kaloni kohë bashkë dhe vetëm në çift. Mungesa e kësaj afërsie, bën që të ndjeni se nuk keni më asgjë të përbashkët, duke sjellë kështu ftohjen e  lidhjes.

Inkurajimi

Kur lodhja është e madhe, është e vështirë të jeni pozitiv. Por, pa marrë parasysh ndjenjat negative që keni, mos i transmetoni ato tek partneri. Gjeni mënyrën t’i jepni dashuri dhe sa më shumë përkrahje që mundeni. Mungesa e inkurajimit, e çon lidhjen drejt rrënimit.

Kërkoni ndihmë para se të jetë vonë

Në mënyrë që një lidhje të mbijetojë, është mirë t’i kushtoni rëndësi problemeve të zemrës. Kur ndjeni se më nuk mund të jeni më me partnerin dhe ndjenjat po ju dërgojnë diku tjetër, është koha të bëni diçka. Në mënyrë që të mos ndodhë ndarja, duhet të hapeni me njëri-tjetrin dhe të tregoni gjithçka. Nëse ju nuk mundeni të bëni një gjë të tillë, kërkoni ndihmë nga të afërmit ose nga një njeri i specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat