Ujë detoks për një bark petë? Ja 5 receta që mund t’i provoni që nesër

Life style

Ujë detoks për një bark petë? Ja 5 receta që mund t’i provoni që nesër

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Si mund të shpëtoni nga një bark i fryrë? Uji detox është një nga mënyrat më të përhapura që ju jep zgjidhje. Siç është përzierja e ujit me limon apo me xhinnxher. Ne ju zbulojmë disa produkte të tjera që ju mund t’ia shtoni ujit.

1-Ujë me piper të zi

Nëse doni të detoksifikoheni apo të dobësoheni, piperi i zi është një nga pëbërësit që mund të përdorni. Ai parandalon plakjen e parakohshme dhe problemet kardiake.

2-Ujë me mollë dhe kanellë

Përzieni përbërësit me ujin dhe vendoseni në frigorifer një orë përpara se ta pini.

3-Ujë me kripë jo të jodizuar

Për këtë duhen 2 lugë të vogla çaji me kripë në një gotë uji të vakët. Rekomandohet të pihet me stomakun bosh.

4-Ujë me kastravec dhe kuba akujsh

1 kastravec ka vetëm 34 kalori. Një pije e tillë mund t’ju heq dëshirën për të pirë pije që përmbajnë kimikate.

5-Ujë me hudhra

Konsumimi i hudhrës ka një rol të fortë në shëndetin e njeriut. Hudhra ndikon në presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe detoksifikon trupin.

Për këtë pije duhen dy copa hudhra të prera. Prisni 10 minuta dhe përziejeni me 500 ml ujë. Lërini brenda për të paktën 2 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat