Syze dielli me ngjyra

Life style

Syze dielli me ngjyra

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për syze dielli, gjithmonë zgjedhim një palë të zeza.

Kjo pasi përshtaten me të gjitha veshjet. Megjithatë, syzet e diellit shumëngjyrëshe janë tendenca më popullore për vitin 2022 , e cila është një mundësi e mirë për të dalë nga status quo-ja.

Vjeshtën e kaluar, syzet e diellit me ngjyra ishin kudo në Javën e Modës, në pasarelat e Gucci, Blumarine dhe Versace Pranverë 2022. Markat i kanë përfshirë tashmë në koleksionet e tyre duke rezultuar në një larmi të gjerë nuancash dhe dizajnesh të disponueshme në treg.

Është koha për t’i veshur ato dhe për të sjellë pak vibe pranveror në veshjet tona. Mund t’i gjeni në të gjitha ngjyrat si e verdha, e kuqja, bluja etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat