Çdo gjë kalon në jetë, ama nuk mbetesh njësoj si më parë…

Life style

Çdo gjë kalon në jetë, ama nuk mbetesh njësoj si më parë…

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

“Do të të thonë se nuk ka gjë, se gjithçka ndodh për një arsye. Do të të thonë se është më mirë që diçka ndodhi ashtu siç ndodhi, pasi meritoje më të mirën. Do të të thonë se je ende e bukur, e re. Do të të thonë se dhimbja të forcon, ndërkohë që ti ndjen të t’i ketë copëtuar kockat, edhe zemrën. Do të të thonë se gjithçka kalon dhe kjo gjë është e vërtetë. Është një e vërtetë e hidhur. Kalon që ç’ke me të, ama ti nuk je më njësoj si më parë”. – Paola Delton

Kalojmë kaq shumë gjëra në jetë, kaq shumë momente të lumtura e të dhimbshme, të cilat padyshim na ndryshojnë. Janë pikërisht këto situata që na bëjnë të jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, pasi ndikojnë që secili nga ne të ndërtojë personalitetin e vet. Ama mënyra se si të tjerët reagojnë ndaj ngjarjeve tona, nuk është gjithmonë e drejtë.

Na thonë se gjithçka kalon, se nga vështirësitë do të bëhemi më të fortë. Nuk ka asgjë të gabuar në këto pohime, por duhet të kuptojmë se pas çdo momenti të vështirë që kalojmë, ne nuk jemi më të njëjtët.

Ne ndryshojmë. Vërtet që bëhemi më të fortë, ama bëhemi edhe më të ftohtë. Qasja që krijojmë me njerëzit e tjerë, nuk është më e njëjta. Fillojmë të bëhemi më dyshues, ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Ama këto janë ngjarje që duhet të ndodhin, pasi jeta nuk mund të kishte kuptim, nëse gjithçka do të shkonte vaj. Duhet që jeta të ketë edhe momente vështirësie, pasi ato vërtet na ndryshojnë, por edhe na bëjnë më të fortë. Na bëjnë më të sigurtë për të vazhduar pa ndrojtje përpara në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat