Shenjat më me fat të javës, astrologia zbulon parashikimin e yjeve

Life style

Shenjat më me fat të javës, astrologia zbulon parashikimin e yjeve

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:40
Foto ilusrim

Ndërsa java ka nisur disi e ftohtë në temperatura, Meri Shehu thotë në “Rudina” në Tv Klan se e kundërta ka ndodhur me yjet. Në parashikim, astrologia habit pak me vlerësimin në yje të cilat gjenden në ekstreme në shenjat që ndodhen pranë, por duket se nuk do të ketë probleme të forta.

"Nga ana planetare në kombinime do jetë e ngrohtë. Yjet do rrezatojnë për ju sepse Afërdita në Peshk do lidhet me Uranin në Dem dhe do sjellë çaste romantike të qëndrueshme dhe takime surprizë që njerëzit do ëndërrojnë. Mërkuri me Uranin në Dem do ketë lidhje me bisedat ekonomike, marrëveshje dhe dritare të reja bashkëpunimesh që do ndihmojnë shumë shenja".

Dashi – 1 yll

Do ketë shumë prapaskena lidhur me punën, lodhje, probleme me shëndetin dhe ndonjë lidhje në çështjet erotike. Ana ekonomike do jetë shumë e mirë për ata që duan të bëjnë ndonjë ndryshim.

Demi – 5 yje

Afërdita në Peshk dhe Urani në Dem do iu japë dashuri e njohje të reja.  Mërkuri me Uranin në Dem do bëjë disa takime të rëndësishme dhe do zgjidhë disa pasiguri ekonomike, gjë që do i çlirojë.

Binjakët – 2 yje

Do kalojnë në një dush skocez. Binjakët e 10-ditëshit të parë do kenë ftohtë, ata të të dytit do ngrohen nga Afërdita, të tjerët do kenë antagonizëm në karrierë. Këshilla e javës është që të bëjnë marrëveshje të mira pune.

Gaforre – 4 yje

Si shenjë uji janë të favorizuar nga shumë planetë në shenjën e Peshqve. Marrin mbështetje, përkrahje, kombinime, udhëtime, planifikime, dashuri me shikim të parë ose vendimmarrje të shpejta në planin personal si dhe biznese të mira që favorizohen nga Demi.

Luani – 3 yje

Ana ekonomike fillon e merr një lloj çlirimi. E kanë vuajtur trysninë në të por gjërat po përmirësohen e po marrin një ritëm. Detyrimet e trashëgimitë do iu kthehen dhe do i rregullojnë. Do kenë një ndryshim plani lidhur me karrierën e punën që do i surprizojë për mirë.

Virgjëresha – 2 yje

Shumë planetë ndodhen përballë tyre dhe forca e rëndesës anon nga të tjerët ndaj do vareni nga dëshira dhe njerëzit përballë jush. Afërdita ju fton për punë të mira dhe përmirësim në aspektet personale e profesionale. Të kenë kujdes ata të 10-ditëshit të parë sepse e kanë Marsin antagonist përballë tyre, megjithatë kjo iu bën mirë sepse i bën më të kujdesshëm dhe nuk i lë të flenë gjumë.

Peshorja – 2 yje

Ëndërrojnë një punë dhe do humbasin sensin e masës dhe realitetit. Njihen si ekulibruese dhe të gatshme për marrëdhënie direkte, por nëse puna lidhet me artin e të bukurën mund të kenë sukses. Do ngatërrojnë punën me marrëdhëniet e erotizmin e do çekulibrohen.

Akrepi – 3 yje

Janë shumë mirë në dashuri, sepse ndikojnë Peshqit, por përballë tyre ndodhet Demi. Mërkuri e Urani i fusin në një rrugë të re bashkëpunimi dhe e reja, e papritura për këtë shenjë mund të mos konsiderohet e mirëpritur në fillim. Por pritet një ndryshim i rëndësishëm në jetën e tyre.

Shigjetari -2 yje

Ka një lloj stresi lidhur me familjen, por Marsi në Peshk i shtyn në disa konflikte aksidentale dhe pak nervozizëm. Duke i marrë në kompleks,  kanë një lloj rezultati të tillë. Dielli në Dem në fund të javës do sjellë rezistencë në shëndetin fizik.

Bricjapi – 4 yje

Shenjë e Tokës që favorizohet nga Mërkuri e Urani në Dem dhe Peshqit janë mbështetje e rëndësishme. Do prezantohen me njerëz të mirë në biznes e jetën personale, ndaj do munden të rregullojnë ç’kanë prishur më parë. Një bashkëpunim modern do i nxjerrë nga tradicionalja dhe do iu bëjë shumë mirë.

Ujori -2 yje

Shumë planetë në Peshk do thotë shumë paqartësi ekonomike, do marrin e japin. Një çështje planifikimi familjar duhet ta shohin me shumë vëmendje.

Peshqit – 4 yje

Marsi në shenjën e tyre e sjell të keqen papritur për ata të 10-ditëshit të parë. Megjithatë do ia dalin ta kalojnë javën të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat