Carys Douglas, vajza 23-vjeçare e Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, ka folur për dy kapituj të jetës së saj në një intervistë për ELLE Spanjë: operacionin në shtyllën kurrizore që iu desh të bënte në moshën 13-vjeçare dhe presionin e të qenit fëmijë yjesh në një karrierë në media.
Sipas saj, vallja ishte pasion i hershëm, por pas operacionit nuk e vazhdoi dot profesionalisht apo në gara. Edhe sot vallëzon, por vetëm për kënaqësi.
Carys tregoi edhe një kujtim me nënën. Kur ishte pak më e rritur dhe vallëzonte edhe ajo, Catherine Zeta-Jones donte t'i mësonte tap-in, por vajza nuk donte të mësonte nga nëna e saj. Sapo aktorja bëri disa hapa, Carys mbeti e mahnitur dhe kuptoi se nuk do të mund të konkurronte me të.
Për aktrimin, ajo thotë se prindërit nuk ia kanë fshehur se njerëzit mund të kenë paragjykime për shkak të familjes nga vjen. Ata i kanë thënë se ndërtimi i identitetit të saj varet vetëm nga ajo vetë, një përgjegjësi që e ndjen edhe sot. Babai i saj, Michael Douglas, ka thënë më parë se nuk e pëlqen etiketën “nepo baby”.
Carys u diplomua në Universitetin Brown me dy drejtime, film dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ka debutuar në skenë me “The Seagull” të Anton Çehovit, ka bashkëprodhuar e regjisur prodhime indie dhe off-Broadway, si “The Problem With Poets”, dhe herë pas here punon edhe si modele.
Në moshën 15-vjeçare ajo u shfaq krah nënës në kopertinën e “Town & Country”, ndërsa sot shihet shpesh në rreshtin e parë të shfaqjeve të modës së shtëpive si Fendi, Gucci, Dolce & Gabbana dhe Michael Kors.