Mos mendo se vetullat e holla do të jenë ndonjëherë në modë

Life style

Mos mendo se vetullat e holla do të jenë ndonjëherë në modë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Nëse je nën 22 vjeç dhe po mendon të hollosh vetullën, mos e bëj! Filteri i TikTok që po përhapet në masë dhe ju tregon si dukeni me vetull të hequr shumë hollë si në vitet ’90 është thjesht një trend që e ka të afërt skadencën dhe këtë nuk e themi ne, por specialistët e modës.

E dini pse?

Të heqësh vetullën nuk është edhe aq e lehtë dhe të duash të rikthesh trashësinë që kanë pasur më herët është akoma më e vështirë. Nuk ka asnjë garanci se do rikthehesh formën natyrale nëse e hollon shumë.

Ky është një mësim që breza më të mëdhenj e nxorën shumë herët, konkretisht në vitet ’90 dhe fillimvitet ’00.

Nga një kontroll i thjeshtë në ‘google’ mund të kuptosh që metodat për trashjen e vetullës dhe për t’i dhënë asaj një formë sa më pranë natyrales janë më të kërkuarat.

Trendet, marketingu dhe personazhet publikë na kanë çuar shpesh drejt ndjekjes së ideve jo dhe aq të mira për pamjen tonë. Ndaj dhe fama që po merr ky model na TikTok, sipas parashikimit të specialistëve do të zhduket shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat