Mund të ndodhë edhe te 20 vjeçaret, ja si të ndaloni rënien e gjoksit me këto 3 veprime

Life style

Mund të ndodhë edhe te 20 vjeçaret, ja si të ndaloni rënien e gjoksit me këto 3 veprime

Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin.

Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të.

Zakonisht fenomeni i rënies ndodh pas të 40-ave, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj. Por, pavarësisht kësaj situate,e cila ngre alarmin te shumë femra, ka gjithmonë një zgjidhje. Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë.

Lahuni me ujë të vakët: Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë i preferuari për shumë prej jush, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.

Përdorni krem mbrojtës dielli: Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja topless në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit.

Mbani shpinën drejt: Kërrusja e bëni gjoksin të duket aspak tërheqës, si dhe dobëson muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejt. Ky veprim tonifikon muskujt dhe e bën më të bukur pamjen tuaj të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat