Arsyet pse brekët dhe çorapet nuk duhet larë së bashku

Life style

Arsyet pse brekët dhe çorapet nuk duhet larë së bashku

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

I lani edhe të brendshmet së bashku me çorape? Gabim i madh, thonë ekspertët!, njëherë e një kohë, këto dy veshje laheshin veçmas në dorë, në enë të veçanta dhe kishte një arsye të mirë për këtë.

Nëse nuk keni lavatriçe më të re, ka mundësi që copa të vogla, si çorape apo brekë në miniaturë, të ngecin në kazan. Jo vetëm që do të prishni veshjen tuaj të preferuar, por gjithashtu do të dëmtoni potencialisht makinën.

Megjithatë, kjo nuk është ajo që i shqetëson ekspertët. Ata paralajmërojnë për probleme të mundshme shëndetësore.

Larja e njëkohshme e brekëve, sytjenave dhe këmishëve së bashku me çorape (në të cilat zakonisht kalojmë gjithë ditën) nuk është e dëshirueshme për arsye higjienike.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo rrit rrezikun e përhapjes së baktereve dhe patogjenëve të tjerë.

Në mënyrë që viruset dhe mikrobet të shkatërrohen plotësisht, temperatura e ujit duhet të jetë së paku 60 gradë. Kërpudhat shkatërrohen vetëm nëse temperatura e ujit (me detergjent) është mbi 80 gradë, dhe pas 20 minutash. Pra, nëse e ndizni makinën në modalitetin ekonomik, nuk do ta zgjidhni problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat