Birra bën mrekulli për flokët

Life style

Birra bën mrekulli për flokët

Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Përdorimi i birrës për kujdesin ndaj flokëve është diçka për të cilën ndoshta keni dëgjuar. Kjo ka qenë një mënyrë shumë e popullarizuar dhe e lirë për kujdesin ndaj flokëve. Birra përmban shumë lëndë ushqyese që janë të dobishme për flokët.

Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se një numër i madh i vajzave zhgënjehen shpejt nga kjo metodë, kur vërejnë se flokët e tyre janë më të thatë dhe më të dobët. Por kjo ndodh për shkak të përdorimit të gabuar të kësaj metode.

Për sa i përket lëndëve ushqyese, birra përmban proteina, hekur, flavonoide, acid pantotenik dhe vitaminë B. Këto substanca forcojnë kutikulat e flokëve, të cilat i japin flokëve shkëlqim dhe pamje të shëndetshme. Hekuri është i rëndësishëm sepse parandalon rënien e flokëve, duke forcuar vetë rrënjët e flokëve.

Ndërsa falvonoidet veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë flokët nga ndikimet e jashtme të dëmshme. Për rritjen më të mirë të flokëve të shëndetshëm janë të dobishme vitamina B dhe acidi pantotenik, i cili nxit forcimin e flokëve.

Përdorimi

Për të shmangur tharjen e flokëve, është e nevojshme ta lini birrën hapur për pak kohë, në mënyrë që alkooli të avullojë. Dioksidi i karbonit që gjendet në birrë, i kombinuar me ujin, krijon ujë të fortë që është i pasur me minerale që flokët nuk i përdorin.

Ato mund të grumbullohen në flokë në formën e kripës dhe gëlqeres, duke parandaluar kështu lëndët ushqyese që të mos arrijnë në flokë. Prandaj këshillohet që birra të lihet hapur gjatë gjithë natës, për të çliruar dioksid karboni.

Ju gjithashtu mund të spërkatni birrë në flokët tuaj. Në këtë mënyrë ju vendosni më pak birrë në flokët tuaj dhe alkooli do të avullojë më lehtë dhe nuk do të bëjë asnjë dëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat