Truku përmes të cilit eliminoni rrudhat në çarçaf pa përdorimin e hekurit

Life style

Truku përmes të cilit eliminoni rrudhat në çarçaf pa përdorimin e hekurit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një video e popullarizuar në TikTok me titull “Tre truke që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë”, sjell një mënyrë të thjeshtë për të hequr qafe rrudhat e çarçafit pa përdorimin e hekurit.

Hekurosja e çarçafit para se ta vendosni në shtrat është një punë që kërkon kohë dhe shpesh fizikisht të mundimshme. Megjithatë, një përdoruese e TikTokut tregoi një mënyrë të shkëlqyer për t’u siguruar që çarçafët tuaj të mos rrudhen ndërsa i vendosni në shtrat.

Chantel Mila, e cila ndan metodat për pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë në TikTok, ndau gjithashtu një video të “Tre trukeve që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë” dhe propozimi i dytë tërhoqi vëmendjen më të madhe.

“Spërkatni çarçafin me ujë derisa e rregulloni shtratin për të hequr rrudhat pa hekurosje”, ka shkruar në ajo.

Në video, Chantel spërkat çarçafët me ujë teksa i vendos në krevat, ndërsa palosjet dhe vijat u zhdukën në mënyrë magjike derisa e bëri këtë.

Kur u pyet nëse çarçafët duhej të liheshin të thahen, Mila u përgjigj se atyre u duheshin vetëm disa minuta tharje në ajër.

Ky truk funksionon edhe te rrobat – thjesht spërkateni me ujë dhe tërhiqeni përpara se ta lini të thahet plotësisht në një radiator ose pajisje ajrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat