Fjala është çelësi që hap portën e së panjohurës

Life style

Fjala është çelësi që hap portën e së panjohurës

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Çdo fjalë të re, që fëmija mëson, hap një portë të re drejt së panjohurës dhe vë në punë mekanizmat psikikë të inteligjencës së shumëfishtë.

Fjala pasi “hap derën” kërkon të lidhet në “trung” të gjuhës që të ndërtoj kuptimin dhe të kuptuarën që të mund të mendojë e të kuptohet. Shumë të rritur, duke filluar nga prindërit, insistojnë që fëmija të realizojë një gjë të re menjëherë. Kjo mënyrë, ky padurim, është shumë i dëmshëm. Është shumë i dëmshëm, sepse shmang kohën e duhur, që i nevojitet fëmijës për ta realizuar vetë, sepse çdo gjë e re, është e “barabartë” me mekanizma të rinj psikoemocionalë apo mendorë.

“Gjëja e re” nxit zhvillimin e mekanizmave, pra ata nuk janë aktiv kur i rrituri insiston apo dikton, duan ca kohë, që të zhdërvjelltësohen. Kur i rrituri, kushdo qoftë, insiston dhe dikton, mekanizmat e parë që aktivizohen janë frika, harresa dhe mos-përqendrimi. Dhe sidomos kur i rrituri i qëndron në këmbë, ose i rri mbi kurriz, fëmija gati asfiksohet. Vetë prindërit tregojë: “është i papërqendruar kur bën detyrat, lëviz njëqind herë”.

Fëmija i bën këto lëvizje pikërisht për të shmangur ankthin dhe dyshimin që e pushton. Jepjani fëmijës kohën e duhur, që të realizojë vetë njohjen, zbulimin dhe kuptimin. Mos insistoni ta realizojë kur thoni ju dhe si thoni ju. Ai, fëmija ka një univers për të zbuluar dhe zhvilluar, ai është një univers më vete. Të rriturit, me ndërhyrjet e tyre kohë e pa kohë, shmangin dhe gjymtojnë pikërisht këtë kohë kaq të domosdoshme, që ndihmon në realizimin e të rriturit sa më tolerant, qytetar, që nuk ka frikë të jetë vetja. Gjëja e mësuar përmendësh, është si një kapak, që pengon mekanizmat personal të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat