7 mënyra për t’u kujdesur për veten

Life style

7 mënyra për t’u kujdesur për veten

Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Dita për të gjithë është dinamike…ashtu si vetë jeta. Angazhimet e përditshme, të mëdha apo modeste janë aty për të thithur nga koha dhe energjia jonë.

Dikush është në punë e dikush në shkollë, apo të dyja bashkë. Dikush po punon fort për të ngritur biznesin apo për ta rritur atë… dukujt i duhet të sakrifikojë gjumin, kohën për vetën, familjen dhe njerëzit e dashur…

Por a e keni menduar ndonjëherë të ndani kohë për t u kujdesur për veten?

Nëse jo ende, iu njohim me 7 mënyra efikase për tu çlodhur dhe për të qenë edhe më produktivë!

E para dhe e përhershmja, natyra

Është ilaçi më i mirë për një mëndej të ngarkuar apo trup të lodhur. Zhytuni në një vend të qete\ë, me gjelbërim, diell, shi apo det dhe harrojini streset dhe rimbushuni. Mund të jetë një shëtitje në këmbë apo me biçikletë nëpër lagje. Ngjituni në një pikë të lartë të qytetit apo fshatit ku banoni dhe prisni perëndimin apo agimin. Uluni në një park dhe jepini vetes kohë të kthjellohet përpara se të nisë një javë plot angazhime… kjo kohë të shërbejë për ta motivuar veten se ju jeni gati dhe me energjitë e duhura për të përballuar ngarkesat. E nëse jeni të dëshpëruar, thjesht ndiqni tingujt e natyrës, kuptojeni se mrekullitë nuk kanë fund, ndaj ndoshta iu duhet të prisni për to!

Lexoni një libër.

Të lexuarit është praktika më e mirë për t u arratisur nga e përditshmja. Leximi i një libri angazhon mendjen tuaj. Redukton stresin, thellon ndjeshmërinë tuaj dhe ndihmon qe të harroni presionet e zakonshme.

Aktivizohuni

Regjistrohuni në një klub të caktuar apo shkoni në palestër. Aktiviteti fizik ndihmon në prodhimin e endorfinës dhe qarkullimin e gjakut. Do të ishte ideale të bëni not dy apo tre herë në javë. Bashkojuni një klub çiklizmi dhe eksploroni natyrën.. në fillimisht mund t’ju duket e lodhshme, por më vonë do kuptoni kërkoni vetë aktivitete te tilla dhe aventura, të cilat jo vetëm bëjnë ditën me interesant\e, por shërbejnë në çlodhjen dhe largimin e energjive negative. E nëse nuk iu pëlqejnë aktivitete në grup, pak muzike të mirë dhe vraponi.

Respektoni orarin e gjumit

Ndonjëherë atëherë kur mendoni se po bëni më shumë , në fakt jeni duke bërë më pak.. Mos e nënvlerësoni kohën e gjumit. Mungesa e tij e bën një ditë stresuese, duke mos qenë gati për të përballuar ritmi e ditës. Kur ju nuk flini mjaftueshëm ju nuk memorizoni si duhet dhe sa duhet,. Ndaj nga sot e tutje, nëse keni abuzuar me gjumin, vendosni orar dhe lejojeni trupin dhe trurin të pushojë! Flini, dhe nisni ditë me energjitë e duhura.

Planifikojeni ditën në një letër

Mund të duket disi e çuditshme, por po, eksperiencat e kanë vërtetuar se funksionon… kur ju keni shume punë për të kryer, frika se nëse nuk do t’i përfudnoni të gjitha apo se me cilën do e nisni fillon merr kohë të panevojshme nga dita juaj. 5 minuta iu duhen për ti regjistruar në një ditar detyrat tuaja, dhe në këtë mënyrë mbani dhe emocionet nën kontroll. Befas do ta gjeni veten në fund të ditës shumë më të çlodhur dhe pa ngarkesa apo përjetime negative. Në këtë mënyre jo do të organizoni ditën tuaj, dhe me shumë gjasa nuk do të detyroheni te cenoni orarin e gjumit!

Meditoni

Rezervoni kohë për të medituar. Gjeni një cep ose dhomë të heshtur në shtëpinë tuaj dhe kthejeni atë në një hapësirë meditimi. Ndërsa meditoni, përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe ngadalë përqendrohuni te emocionet, mendimet dhe ndjesitë tuaja. Bëjuni pauzë të gjitha detyrave që ju presin apo problemeve që iu shqetësojnë. Fokusohuni vetëm te vetja, shqisat, trupi dhe mendja.

Kaloni kohë me njerëzit e dashur

Nëse ndiheni të mbingarkuar telefononi të dashurit tuaj ose akoma më mirë shkoni të kaloni kohë me ta. Të qenurit pranë familjarëve dhe miqve mund t’ju bëjë të ndiheni menjëherë më të relaksuar dhe më të sigurt. Mos lejoni që monotonia t’iu bëjë të harroni gjëra më të rëndësishme. Jo vetëm ngarkesat, por as sukseset nuk duhen përjetuar vetëm. Mbajini afër njerëzit që iu motivojnë dhe iu falin energji pozitive.

Këto nuk janë 7 mënyrat e vetme për një jetesë më të mirë, por e sigurt se nëse do t’i bëni pjesë të përditshmërisë, ajo do të je\të më e shëndetshme dhe ju do të ndiheni më pak të lodhur. Kujdesuni për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat