Çfarë e shkakton rënien e flokëve?

Life style

Çfarë e shkakton rënien e flokëve?

Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Rënia e flokëve është problem për shumë njerëz.

Ata mundohen në forma të ndryshme ta evitojnë rënien e tyre.

Një prej gjërave që mund t’iu bëjë që të keni rënie të flokëve, është edhe mënyra se si i lani ato.

Ekspertët tregojnë se larja e flokëve me ujë shumë të nxehtë, mund të shkaktojë rënie, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tyre, dushi i nxehtë mund t’iu ndihmojë të relaksoheni, mirëpo mund të jetë shumë i dëmshëm për flokët.

Një mënyrë e tillë e larjes së flokëve, mund të shkaktojë gjithashtu edhe zbokthin.

Sipas ekspertëve, flokët duhet t’i lani me ujë jo shumë të nxehtë, në mënyrë që ato të jenë më të shëndetshme dhe të rriten më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat